ESHTAOLI
[ndoshta: vend për të pyetur (Perëndinë)].
Qytet në Shefelah që iu caktua Judës. (Js 15:20, 33) Më pas u rendit ndër qytetet në kufirin e Danit. (Js 19:40, 41) Në këtë zonë, fryma e Jehovait e shtyu të vepronte gjykatësin Samson për herë të parë, dhe po atje e varrosën kur vdiq. (Gjy 13:25; 16:31) Pesë danitët që vëzhguan Laishin dhe ata 600 që e shtinë në dorë më pas, u nisën nga Eshtaoli dhe Zorahu.—Gjy 18:1, 2, 7, 11, 27.
Në përgjithësi, studiuesit e lidhin Eshtaolin me Eshvëʽn (Eshtaʼolin) që është pjesërisht e banuar. Ajo ndodhet në një rrafshinë shkëmbore rreth 21 km në perëndim të Jerusalemit.