HA-ELEFI
[bualli; lopa].
Qytet i Beniaminit, që sot nuk dihet ku ndodhej. (Js 18:21, 28) Sipas disa studiuesve, emri Ha-Elef mund të jetë pjesë e emrit të qytetit që renditet para tij, ‘Zelahut’. Veçse, po të bashkohen «Zelahu» dhe «Ha-Elefi», numri i qyteteve bie në 13, dhe kjo nuk pajtohet me atë që thotë Bibla se ishin 14 qytete.