HETHI
I dyti në radhë nga bijtë e Kanaanit dhe stërnip i Noesë nëpërmjet Kamit. (Zn 10:1, 6, 15; 1Kr 1:13) Hethi ishte paraardhësi i hititëve (1Mb 10:29; 2Mb 7:6; shih HITITËT), një degë e të cilëve u vendos me banim në vendin kodrinor të Judës. (Da 3:8) Në afërsi të Hebronit, Abrahami i bleu hititit Efron arën e Makpelahut dhe shpellën që ndodhej në të, si vend për varre. (Zn 23:2-20; 25:8-10; 49:32) Nga 14 rastet ku shfaqet emri i Hethit, 10 herë është pjesë e shprehjes «bijtë e Hethit». Dy prej grave të Esaut ishin nga «bijat e Hethit» (të quajtura edhe «bijat e Kanaanit») dhe ishin burim hidhërimi për prindërit e tij.—Zn 26:34, 35; 27:46; 28:1, 6-8.