JEJELI
1. Pasardhës i Rubenit, birit të Jakobit.—1Kr 5:1, 7.
2. Beniaminit, i cili bashkë me familjen (të shoqen, Makahën, dhe dhjetë bijtë), u vendos me banim në Gibeon; paraardhës i mbretit Saul. (1Kr 8:29; 9:35-39) Me sa duket i njëjti person që quhej edhe Abiel.—1Sa 9:1; shih ABIELI nr. 1.
3. Një nga burrat e fuqishëm të Davidit; biri i aroeritit Hotam.—1Kr 11:26, 44.
4. Levit derëtar e muzikant që shoqëroi me muzikë Arkën kur e çuan për herë të parë në Jerusalem; më pas luajti muzikë para tendës ku ishte vënë Arka.—1Kr 15:17, 18, 21, 28; 16:1, 4, 5 (në vrg. 5 Jejeli i dytë).
5. Një tjetër muzikant levit që kreu të njëjtat shërbime si Jejeli nr. 4. (Te 1Kr 16:5 Jejeli i parë.) Quhet Jaziel te 1 Kronikave 15:18 dhe Aziel te 15:20.
6. Levit, pasardhës i Asafit dhe paraardhës i levitit që i dha zemër mbretit Jehozafat dhe banorëve të Judës e të Jerusalemit që të mos kishin frikë nga armiqtë, sepse Jehovai do të ishte me popullin e tij.—2Kr 20:14-17.
7. Sekretari që regjistroi dhe numëroi ushtrinë e mbretit Uziah.—2Kr 26:11.
8. Një nga krerët levitë që dha si kontribut shumë kafshë flie për Pashkën e madhe që organizoi mbreti Josia.—2Kr 35:1, 9.
9. Pasardhës i Adonikamit që u kthye me Ezdrën nga Babilonia në Jerusalem në vitin 468 p.e.s.—Ezd 8:1, 13.
10. Një nga bijtë e Nebos që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:43, 44.