SHILEMI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj paqe; dëmshpërblej; shpaguaj»].
Një nga katër bijtë e Neftalit; përmendet i fundit. Ishte një nga ‘bijtë e Izraelit që shkuan në Egjipt’. (Zn 46:8, 24) Nga ai erdhi familja e shilemitëve. (Nu 26:49, 50) Te 1 Kronikave 7:13 emri i tij shkruhet Shalum në tekstin masoretik, megjithëse në shtatë dorëshkrime hebraike ai është Shilem.