BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/2 f. 3-4
  • Përse vjedhja është në rritje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse vjedhja është në rritje?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse njerëzit vjedhin?
  • Nuk duhet të vjedhësh
  • Vjedhja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Përse vjedhin në dyqane?
    Zgjohuni!—2005
  • Mos u bëj kurrë hajdut!
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • A është vërtet vjedhje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/2 f. 3-4

Përse vjedhja është në rritje?

RIO DE ZHANEIRO​—E diel, 18 tetor 1992. Plazhet e famshme të Kopakabanës dhe Ipanemës janë plot e përplot. Papritur, banda të rinjsh pushtojnë plazhin, duke u përleshur ndërmjet tyre dhe duke u vjedhur njerëzve që ndodheshin aty çdo gjë me vlerë. Policia e paktë në numër, duke qenë e paaftë bën sehir. Si për vendasit ashtu edhe për turistët është një ankth në mes të ditës.

Në fakt, vjedhjet dhe grabitjet janë bërë mëse të zakonshme. Në qytetet e mëdha dihet se janë grabitur të rinj​—dhe shpesh madje i kanë vrarë—​për t’u marrë atletet e sportit. Hajdutët hyjnë në shtëpi kur njerëzit e shtëpisë janë apo nuk janë në shtëpi. Shërbëtore të pandershme, pasi kanë bërë një xhiro nëpër shtëpi vjedhin stoli dhe para e më pas zhduken. Grupe të mëdha grabisin dyqane. Siç shihet nga numri i madh i grabitjeve në Brazil, grupe të organizuara mirë rrëmbejnë madje njerëz. Edhe ti mund të japësh shembuj të tjerë të ngjashëm nga vetë përvoja jote ose nga ndonjë gjë që ka ndodhur në zonën tënde. Përse kaq shumë vjedhje?

Përse njerëzit vjedhin?

Megjithëse rritja e varfërisë dhe përdorimi i drogave janë dy arsye të rëndësishme, përgjigjja nuk është aq e qartë. Një enciklopedi vëren: «Kërkimi për një shkak të vetëm të kriminalitetit është braktisur, sepse konsiderohet i pafrytshëm.» (The New Encyclopœdia Britannica) Megjithatë, i njëjti veprim të bën të mendosh se probleme të tilla si vjedhja «i atribuohen drejtpërsëdrejti të rinjve, të cilët mendojnë se janë të pavlefshëm dhe të fyer pasi janë të përjashtuar nga mirëqenia materiale dhe kënaqësitë e jetës së zakonshme». Po, për shkak të presioneve të tmerrshme të shpenzimeve, shumë nuk shikojnë mënyrë tjetër për të siguruar gjërat që dëshirojnë vetëm se duke vjedhur.

Megjithatë është interesante çfarë vëren një tjetër enciklopedi: «Treguesit e krimeve qëndrojnë pak a shumë të palëvizshëm në shoqëritë tradicionale ku njerëzit mendojnë se mënyra e tyre e jetesës do të vazhdojë. Treguesit e kriminalitetit shkojnë më shumë drejt ngritjes në ato shoqëri ku kanë ndodhur ndryshime të menjëhershme, sesa në vendet ku njerëzit jetojnë duke fituar aq sa u nevojitet për të jetuar​—si dhe me shpresë për mirëqenie në të ardhmen.» Enciklopedia shton: «Të rinjtë kanë më pak mundësi për të punuar. Punët e rëndomta në dispozicion duken të mërzitshme nëse krahasohen me fitimet e shpejta dhe ngacmuese nga vjedhja. Gjithashtu, të rinjtë janë të gatshëm të rrezikojnë për t’u arrestuar, sepse në gjendjen aktuale humbin shumë pak.»​—The World Book Encyclopædia.

Megjithatë, shumë të papunë apo që kanë një punë që u siguron të ardhura të pakta nuk vjedhin, ndërkohë që një numër i madh i njerëzve jakëbardhë dhe jakëblu vjedhin në punë, sikur të ishte pjesë e pagës. Në fakt, për disa praktika mashtruese nevojitet një lloj pozite shoqërore. A nuk ke dëgjuar për skandale në lidhje me shuma të mëdha parash në të cilat të implikuarit kanë qenë politikanë, nëpunës publikë dhe biznesmenë? S’ka asnjë dyshim se vjedhja nuk ndeshet vetëm tek të varfërit.

Përveç kësaj, mos harro se filmat dhe programet televizive shpesh e kthejnë vjedhjen në shaka (heroi kryesor mund të jetë fare mirë një vjedhës), të cilat kanë prirje për ta bërë vjedhjen më të pranueshme. Vërtet, shikimi i shfaqjeve të tilla mund të quhet zbavitje, por në të njëjtën kohë i tregohet publikut si të vjedhë. A nuk bëhet e ditur me mendjemprehtësi se ndoshta krimi paguan? Padyshim, lakmia, dembelizmi dhe mendimi se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë pa u ndëshkuar ndihmojnë në rritjen e vjedhjes. Në mënyrë të pamohueshme jetojmë në një «kohë kritike» të parathënë, ku mbizotëron egoizmi dhe lakmia për para.​—2. Timoteut 3:1-5.

Nuk duhet të vjedhësh

Pavarësisht nga vlerat e shtrembëruara të botës është me rëndësi jetësore t’i bindemi urdhrit: «Hajduti të mos vjedhë më.» (Efesianëve 4:28, BR) Një person që mbivlerëson të mirat materiale dhe kënaqësitë mund të mashtrojë veten, duke menduar se ia vlen të rrezikojë për të vjedhur. Në sy të Perëndisë vjedhja është një gjë serioze dhe nxjerr në shesh mungesë dashurie për të afërmin. Përveç kësaj edhe vjedhjet në masë të vogël mund të ngurtësojnë zemrën e dikujt. Por, çmund të themi për faktin se mund të konsiderohemi si të pandershëm? Kush e beson një hajdut? Fjala e Perëndisë thotë me mençuri: «Asnjë ndër ju të mos vuajë o si vrastar, o si vjedhës, o si bëkeq.»​—1. Pjetrit 4:15.

Sigurisht që ti e dënon rritjen e vjedhjes, por ç’mund të bëjnë ata që banojnë në zona me tregues të lartë të kriminalitetit? Në ç’mënyrë disa hajdutë kanë ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës? A do të marrin fund ndonjëherë vjedhjet? Të ftojmë të lexosh artikullin e mëposhtëm «Një botë pa hajdutë».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo