BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp18 nr. 1 f. 12-13
  • 3 Ndihmë për të përballuar problemet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3 Ndihmë për të përballuar problemet
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SËMUNDJET KRONIKE
  • PIKËLLIMI
  • Si mund të të ndihmojnë lutjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Lutja—Ç’të mirë të sjell?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si i kanë marrë disa përgjigjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Thuaju se i do
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
wp18 nr. 1 f. 12-13
Një grua vajton në varreza; një grua në karrige me rrota dëgjon mesazhin e Biblës

3 Ndihmë për të përballuar problemet

Për momentin, disa probleme as mund të shmangen, as mund të zgjidhen. Për shembull, nëse vdekja të ka rrëmbyer një person të dashur, ose nëse vuan nga një sëmundje kronike, mund të mos kesh zgjidhje tjetër përveçse të gjesh mënyra si ta përballosh dhimbjen. A mund të na ndihmojë Bibla në këto situata tejet të vështira?

SËMUNDJET KRONIKE

Roza thotë: «Vuaj nga një çrregullim gjenetik që më shkakton dhimbje të forta dhe të vazhdueshme. Jeta më është vështirësuar sa më s’ka.» Një nga gjërat që e merakoste më tepër ishte se hera-herës nuk arrinte të përqendrohej në studimin e Biblës ose në aktivitetet që lidhen me adhurimin e Perëndisë. Por mori shumë zemër nga fjalët e Jezuit te Mateu 19:26: «[Me] Perëndinë gjithçka është e mundur.» Roza mësoi se studimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Nganjëherë e kishte thuajse të pamundur të lexonte për shkak të dhimbjeve, prandaj nisi të dëgjonte incizimet e Biblës e të literaturës biblike.a Ajo thotë: «Pa këto mundësi, nuk e di si do ta kisha ruajtur miqësinë me Perëndinë.»

Kur Roza trishtohet ngaqë nuk arrin të bëjë gjërat e dikurshme, merr zemër nga 2 Korintasve 8:12: «Nëse ekziston së pari gatishmëria, kjo është veçanërisht e pranueshme, me aq sa një njeri ka, dhe jo me atë që nuk ka.» Këto fjalë i kujtojnë se Perëndia kënaqet me atë që ajo arrin të bëjë, sepse po bën më të mirën brenda kufizimeve të saj.

PIKËLLIMI

Delfina, që e përmendëm më parë, kujton: «Pasi më vdiq vajza 18-vjeçare, dhimbja ishte aq e madhe, sa m’u duk se jeta ime mori fund. Asgjë s’do të ishte si më parë.» Gjithsesi u ngushëllua shumë nga fjalët e Psalmit 94:19, ku shkrimtari i tha Perëndisë: «Kur pata përbrenda shumë mendime turbulluese, ngushëllimet e tua nisën të ma ledhatonin shpirtin.» Ajo thotë: «Iu luta Jehovait të më ndihmonte si ta lehtësoja dhimbjen.»

Delfina u angazhua në punë vullnetare domethënëse. Me kalimin e kohës, nisi ta krahasonte veten me një shkumës​—mund të shkruash edhe me atë që është thyer. Në mënyrë të ngjashme, ndonëse ndihej e thyer shpirtërisht, mësoi se mund t’i ndihmonte ende të tjerët. Delfina kujton: «Shpejt kuptova se Jehovai po më qetësonte e po më ngushëllonte nëpërmjet parimeve dhe mendimeve biblike me të cilat ngushëlloja studentët.» Ajo bëri një listë me personazhe biblike që kaluan periudha pikëllimi të thellë dhe nxori këtë përfundim: «Të gjithë pa përjashtim luteshin rregullisht.» Gjithashtu mësoi se, «nëse e mban Biblën mbyllur, nuk mund të gjesh përgjigje».

Delfina ka mësuar edhe diçka tjetër nga studimi i Biblës: të përqendrohet tek e ardhmja, jo tek e shkuara. Atë e ngushëllon shpresa që përshkruhet te Veprat 24:15: «Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.» Sa e sigurt është se Jehovai do t’ia ringjallë të bijën? Ja si përgjigjet: «Arrij ta përfytyroj vajzën në të ardhmen. Takimi ynë i radhës është përcaktuar tashmë, si të ishte shkruar në kalendarin e Atit tim qiellor. Takimin me të në kopshtin tonë e kam kaq të gjallë në mendje, sa ç’kam edhe fytyrën e saj ditën që lindi dhe dashurinë që ndjeva për të.»

a Shumë nga këto incizime disponohen në sitin jw.org.

Bibla mund të të ngushëllojë edhe në ditët më të errëta të jetës

SI MUND TË NA NDIHMOJË PERËNDIA?

Përgjigjja e Biblës është e qartë: «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin, po, tërë atyre që e thërrasin me të vërtetë. Ai do t’ua plotësojë dëshirën atyre që i frikësohen. Do t’i dëgjojë kur ta thërrasin për ndihmë e do t’i shpëtojë.» (Psalmi 145:18, 19) A nuk ta ngroh zemrën kjo? Megjithatë, si u përgjigjet Perëndia atyre që i luten me gjithë zemër për udhëheqje?

NA JEP FORCË

Shpesh problemet mund të na shkurajojnë e të na sfilitin fizikisht e emocionalisht, si edhe të na dobësojnë marrëdhënien tonë me Perëndinë. (Proverbat 24:10) Por, Jehovai «i jep fuqi të lodhurit, ndërsa atij që s’ka forcë për të bërë asgjë, i jep fuqi me bollëk». (Isaia 40:29) Apostulli Pavël, i cili përballoi sprova të rënda, tha: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Pavli mori fuqi nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Edhe ti mund t’i kërkosh Perëndisë të të japë frymë të shenjtë.​—Luka 11:13.

NA JEP MENÇURI

Ç’mund të bësh nëse të duhet ndihmë që t’i kuptosh e t’i zbatosh këshillat biblike? Dishepulli Jakov shkroi: «Nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, le të vazhdojë t’ia kërkojë Perëndisë, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i qortuar, e do t’i jepet.» (Jakovi 1:5) Mund të veprosh në përputhje me lutjet e tua, duke lexuar Biblën e duke zbatuar mësimet e saj. (Jakovi 1:23-25) Kështu do ta provosh vetë sa të mençura janë këshillat e saj.

NA JEP PAQE

Edhe kur të mbyt ankthi, Jehovai mund të të japë qetësi. Fjala e tij thotë: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7) Pse të mos i kërkosh Jehovait të të japë paqe?

Po sikur problemet e tua të mos zgjidhen menjëherë? Mos nxirr përfundimin se Perëndia të ka braktisur. Edhe sikur problemet të mos jenë zgjidhur ende, Zoti mund të të japë guxim dhe forcë për t’i përballuar. (1 Korintasve 10:13) Përveç kësaj, Bibla premton se do të vijë koha kur problemet tona të zgjidhen një herë e mirë!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo