Të adhurojmë Jehovain në unitet
1 Psalmisti i shprehu më së miri ndjenjat që provojmë për vëllazërinë botërore që e adhuron Jehovain në unitet: «Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!» (Psal. 133:1, Dio) Duke u rritur në njohurinë e saktë të së vërtetës dhe duke qenë të nxitur për ta vënë në praktikë në jetën e përditshme, të gjithë mbajmë ‘të njëjtën mendje dhe të njëjtin mendim’. (1. Kor. 1:10, BR)
2 Gjatë javës së 3 tetorit do të fillojë të përdoret libri i ri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë në studimin e librit të kongregacionit. Ai do të hedhë bazat për biseda mjaft nxitëse dhe praktike.
3 Libri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë jo vetëm që përmban këshilla të vlefshme që na inkurajojnë dhe na nxitin, por hap edhe oreksin tonë për njohurinë frymore. Falë mënyrës në të cilën janë paraqitur informacionet, përmirësojmë aftësinë tonë për të arsyetuar. Pyetjet në fund të faqes, si edhe pyetjet e shkrimet që përmbajnë disa paragrafë, na detyrojnë që të mendojmë thellë me vëmendje mbi materialin dhe për t’ia aplikuar vetes personalisht, nëse duam t’ia kapim plotësisht kuptimin. Studimi i këtij libri na ndihmon të zhvillojmë aftësinë e të menduarit dhe përmirëson aftësinë tonë dalluese për gjërat frymore. Na ndihmon që ta shohim të vërtetën në hollësirat e saj të shumta dhe të kuptojmë jo vetëm lidhjen që ekziston ndërmjet një aspekti dhe një tjetri, por edhe vlerën që ka për ne individualisht secili prej tyre. (Prov. 1:1-5) Kjo na ndihmon që të ‘sigurohemi për gjërat më të rëndësishme’.—Filip. 1:10, BR.
4 Sekreti për të nxjerrë dobinë më të madhe, është përgatitja e kujdesshme. Duke shqyrtuar librin e ri Të bashkuar në adhurim, do të kemi forcën e nevojshme për të qëndruar të bashkuar në adhurimin që i bëjmë Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë Jehova në këto ditë të fundit të vështira.