Të përdorim me efektshmëri broshurën e re
1 Në kongresin e fundit krahinor, u gëzuam shumë kur morëm broshurën e re Kur të vdes një njeri i dashur. . . Ajo do të bëjë për vete njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore, meqë shumë kanë qenë të pikëlluar nga humbja e ndonjë të dashuri. Fotografitë dhe ilustrimet e saj mjaft tërheqëse, e bëjnë më të lehtë për t’ua lënë personave. Në faqen 29, kuadri dramatik i Jezuit që ngre Lazrin nga të vdekurit, pasqyron «dëshirën e tij të zjarrtë për të liruar njerëzit nga pasojat e vdekjes». Ilustrimi i faqes së fundit pasqyron një skenë të gëzuar nga ringjallja në botën e re. Çfarë ndjenje dashurie provojnë zemrat e të pikëlluarve!
2 Kjo broshurë do të ndihmojë në mënyrë të jashtzakonshme për ngushëllimin e atyre që kanë pësuar këtë humbje të madhe. Ajo është projektuar për t’u shqyrtuar në formën e bashkëbisedimit. Pyetjet për t’u menduar theksohen dukshëm në një kuti në fund të çdo pjese ose në mes të faqes. Ti mund të përdorësh këto «Pyetje për t’u menduar» në çfarëdo mënyre që mendon se mund të jetë e dobishme për studentin tënd.
3 Kur bën rivizita ji përzgjedhës në pikat e bisedimit që gjenden në broshurë. Mund të vëresh se do të jetë e përshtatshme të tregosh tabelën e përmbajtjes në faqen 2 dhe të pyesësh të zotin e shtëpisë të zgjedhë atë që i intereson. Ji i ndjeshëm ndaj nevojave të çdo individi. Lëre atë të shprehë ndjenjat e tij dhe pastaj trego se si broshura ofron ngushëllim. Çdo pjesë bën një përdorim të gjerë të shkrimeve biblike që sigurojnë bazën e shpresës sonë.
4 Nëntitulli në faqen 5, «Ekziston një shpresë e vërtetë», thekson shpresën ngushëlluese të bazuar në Bibël për të vdekurit. Kjo hap oreksin për të shqyrtuar pjesën «Një shpresë e sigurt për të vdekurit», që gjendet në faqet 26-31. Kutia në faqen 27 «Tekste që të ngushëllojnë», jep një ndihmë të mëtejshme. Një person i pikëlluar do të shohë menjëherë se Jehovai është me të vërtetë «Perëndia i çdo ngushëllimi».—2. Kor. 1:3-7, BR.
5 Në mënyrë delikate, pjesët e para zbulojnë reagimet e ndryshme për vdekjen e një të dashuri. Ato tregojnë se si i është bërë ballë hidhërimit dhe se si të tjerët mund të ndihmojnë në kohë të tilla brengash. Në faqen 25 ndodhet një kuti e titulluar «Si të ndihmojmë fëmijët të përballojnë vdekjen e një njeriu të dashur.» Kjo do të jetë një ndihmë e vërtetë për prindërit që duhet t’i bëjnë ballë këtij problemi.
6 Mbaj një kopje tjetër në dorë dhe përdore për të dhënë dëshmi joformale. Mund të vizitosh zyrat e funeralit në territorin tënd për të parë nëse do t’u pëlqente të kenë disa kopje për të ngushëlluar ata familjarë që kanë pësuar këtë humbje të madhe. Ose mund t’i afrohesh me takt ndonjë të pikëlluari në varreza, kur kthehet nga vizita që ka bërë në varrin e një të dashuri.
7 Ne jemi të gëzuar që Jehovai është «Perëndia që ngushëllon të pikëlluarit». (2. Kor. 7:6, Dio) Ne e konsiderojmë një privilegj pjesëmarrjen në ‘ngushëllimin e tërë atyre që pikëllohen’.—Isa. 61:2, Dio.