BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/03 f. 3
  • Studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Të nxjerrim dobi duke studiuar librin T’i afrohemi Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Të gjejmë kënaqësi në studimin e librit Çfarë mëson vërtet Bibla?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Studimi i Librit të Kongregacionit: Pse kemi nevojë për të?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Studimi i librit T’i afrohemi Jehovait nis javën e parë të janarit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 9/03 f. 3

Studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë

Libri Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë është përgatitur për t’u studiuar me të rinjtë në të vërtetën, pasi të kenë mbaruar studimin e librit Njohuria. Shqyrtimi i këtij botimi në Studimin e Librit të Kongregacionit do të na përgatitë për ta përdorur këtë mjet në shërbim dhe do të na ndihmojë të thellojmë dashurinë dhe çmueshmërinë për Jehovain dhe organizatën e tij. Si mund të përfitojmë plotësisht nga studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë?

Drejtimi i studimit: Meqë do të studiojmë një kapitull çdo javë, mbikëqyrësit e studimit të librit duhet ta programojnë kohën me mençuri. Ata nuk duhet të ndalen shumë te paragrafët hyrës, për t’i lënë më shumë kohë materialit më të rëndësishëm, i cili zakonisht paraqitet më pas. Duke diskutuar shkurtimisht kutinë për rishikim, të pranishmit do t’i kujtojnë më mirë pikat kyçe.

Gati gjysma e kapitujve të librit Të adhurojmë Perëndinë ka pyetje për meditim dhe diskutim, të cilat janë vënë në kryeradhë dhe pak më djathtas. Një shembull gjendet në faqet 48-49. Nuk është e nevojshme që këto pyetje të lexohen bashkë me paragrafët. Kur t’i diskutojë me grupin, mbikëqyrësi duhet t’i lexojë dhe t’i diskutojë shkrimet e cituara për aq sa e lejon koha.

Përgatitja paraprake: Përgatitja e mirë përfshin më shumë se sa të nënvizojmë përgjigjet. Duke medituar në lutje për shkrimet e cituara nuk përgatitim vetëm komentet por, çka është më e rëndësishme, zemrat tona. (Ezd. 7:10) Të gjithë ne, duke komentuar pa mbizotëruar bisedën, mund të bëjmë pjesën tonë që të ketë një shkëmbim inkurajimi.​—Rom. 1:11, 12.

Studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë do të na ndihmojë t’i afrohemi Jehovait dhe do të na përgatitë për t’i ndihmuar ata me zemër të ndershme të bashkohen me ne për ta adhuruar. (Psal. 95:6; Jak. 4:8) Le të përfitojmë plotësisht nga kjo masë e shkëlqyer frymore!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo