Mbledhjet e shërbimit për gushtin
Java që fillon më 1 gusht
Kënga 6
15 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të marra nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Trego disa pika nga revistat në vazhdim që mund të theksohen në shërbimin në fushë gjatë kësaj fundjave.
15 min.: «Të mbajmë një qëndrim pozitiv.» Me pyetje dhe përgjigje. Intervisto shkurtimisht pionierë ose lajmëtarë me përvojë, të cilët do të tregojnë se si ka qenë e mundur të mbahej një qëndrim pozitiv krahas apatisë apo kundërshtimit në territor.
15 min.: «Broshurat—Mjete të vlefshme për shërbimin.» Të trajtohet me auditorin. Siguro dy demonstrime të përgatitura mirë, të marra nga prezantimet e sugjeruara, të përmendet kontributi në lidhje me veprën ndërkombëtare. Trego disa nga broshurat që do të paraqiten gjatë gushtit. Kujtoji auditorit që të marrë disa kopje për t’i përdorur në shërbim këtë javë.
Kënga 2 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 gusht
Kënga 23
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Të njohim mirë vëllezërit tanë.» Me pyetje dhe përgjigje. Fto auditorin të thotë përvoja të shkurtra, duke treguar se si ata kanë qenë në gjendje për t’u njohur më mirë me të tjerët, duke aplikuar sugjerimet e paragrafit 6.
20 min.: Të bëjmë më shumë dëshmi joformale. Një grup prej tre ose katër lajmëtarësh bisedon se si ta zgjerojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë veprimtari. Duke përdorur Kullën e Rojës (angl.) së 15 tetorit 1987, faqe 22-27, ata rishikojnë se çfarë kanë bërë të tjerët dhe flasin se si të planifikojnë edhe ata për të bërë më shumë në këtë lloj vepre. Drejtuesi inkurajon auditorin për të konsideruar se si ata mund të marrin pjesë në këtë shërbim të veçantë.
Kënga 20 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 gusht
Kënga 11
5 min.: Njoftime lokale. Përfshi raportin e llogarive dhe bëj të njohur kontributet e bëra.
15 min.: «Duke kultivuar interesin në rivizita.» Të trajtohet me auditorin. Përfshi dy demonstrime nga 3 minuta, duke treguar se si mund të përdoren prezantimet për të bërë rivizita. Inkurajo përpjekjet për të filluar studime biblike.
25 min.: «Vazhdoni të përparoni në një rutinë të rregullt.» Me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 26 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 gusht
Kënga 29
15 min.: Njoftime lokale dhe «Program i ri i asamblesë speciale njëditore». Nëse dihet, të njoftohet data e asamblesë së ardhshme njëditore dhe inkurajo të gjithë të bëjnë planet për të marrë pjesë.
15 min.: «Të rinj—Çfarë jeni duke ndjekur?» Demonstrim nga një studim familjar. Prindërit trajtojnë materialin e Kullës së Rojës së 1 shtatorit 1993, faqe 19-24 me fëmijën e tyre adoleshent. Trajto nëntitullin «Mbaj një lidhje të ngushtë me Jehovain.» Fëmija ankohet se ndihet në siklet kur shkon nga dera në derë dhe i përshkruan mbledhjet si të përsëritshme dhe shumë të shpeshta. Prindërit arsyetojnë me të në një mënyrë të këndshme, duke theksuar parimet biblike që tregojnë se këto veprimtari janë thelbësore nëse dëshiron të mbajë një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain.
15 min.: Nevoja lokale. Ose të mbahet një fjalim mbi artikullin «T’i shërbejmë Jehovait me frymë sakrifice», të Kullës së Rojës nëntor 1993, faqet 8-13.
Kënga 27 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 gusht
Kënga 8
13 min.: Njoftime lokale. Nënvizo rregullimet e shërbimit të veçantë në fushë për 5 shtatorin. Intervisto një ose dy lajmëtarë që kanë qenë të aftë si pionierë ndihmës ose që kanë zgjeruar aktivitetin e tyre gjatë muajve të verës. Trego disa nga gëzimet e provuara.
15 min.: «A mund t’u bashkohesh radhëve?» Të trajtohet me auditorin. Përfshi çdo përvojë lokale, duke treguar se si ndonjë ka qenë në gjendje të rifillojë shërbimin si pionier ose se si personat e një familjeje kanë bashkëpunuar për të ndihmuar një pjesëtar të familjes që të marrë përparësinë e këtij privilegji.
17 min.: Të ofrojmë librin Të jetosh përgjithmonë gjatë shtatorit. Inkurajo përpjekjet entuziaste për të lënë këtë libër dhe për të filluar studime biblike gjatë shtatorit. Ai është botuar në vitin 1982 dhe qysh atëherë është përdorur për të drejtuar studime biblike. Kopjet e shpërndara në kongresin krahinor kishin këtë mesazh: «Ky libër i ri studimi përmban vetëm atë që është e nevojshme për të ndihmuar shumë të tjerë që të ndajnë të njëjtën shpresë që ne kemi. . . . Ai përmban të gjitha të vërtetat e rëndësishme biblike që personat e rinj duhet të kuptojnë për t’i dedikuar jetën e tyre Jehovait dhe për t’i shërbyer atij në mënyrë të pranueshme.» Rezultatet shihen në rritjen e lajmëtarëve nga 2.652.323 në vitin 1983 në 4.709.889 në vitin 1993. Fto individë për të treguar se si e kanë mësuar ata të vërtetën duke studiuar këtë libër ose si kanë ndihmuar të tjerët duke studiuar librin me ta. Nëse të premton koha, përmend veçori të tjera të librit që mund të theksohen gjatë ofrimit dhe kujto që të përmendet privilegji që kanë të zotët e shtëpive për të bërë një kontribut të vogël për veprën ndërkombëtare.
Kënga 26 dhe lutja përmbyllëse.