Programi i ri për asamblenë speciale njëditore
1 «Jini persona të mësuar nga Jehovai» është tema për programin e ri të asamblesë speciale njëditore, duke filluar nga shtatori. (Gjoni 6:45) Mësimi hyjnor nga Jehovai na ndihmon me të vërtetë për të bërë një jetë të kënaqshme. Ai zhvillon brenda nesh një çmueshmëri të thellë për trashëgiminë tonë frymore. Përpjekjet tona për të ndihmuar të tjerët që të dëgjojnë lajmin e mirë, na bëjnë anëtarë të dobishëm të shoqërisë. Kjo asamble speciale njëditore do të theksojë bekimet që gëzojnë personat e mësuar nga Jehovai.
2 Programi do të bëjë dallimin mes dobive të mësimit hyjnor dhe rreziqeve të njohurisë botërore. Do të shohim më qartë se si Jehovai na siguron formën më të lartë të arsimimit: arsimimin që bazohet në Fjalën e tij, Biblën. Theksi do të vihet mbi tre fushat e adhurimit, në të cilat ne përjetojmë kënaqësi që mësohemi nga Perëndia. Përveç kësaj, të rinjtë do të inkurajohen që të imitojnë shembujt e shquar biblikë, si Davidi dhe Timoteu dhe ta përqendrojnë jetën e tyre rreth aktiviteteve frymore. Besimi ynë do të forcohet, ndërsa do të theksohet edhe besnikëria e të vjetërve. Ata të sapodedikuar që kualifikohen, do të pagëzohen. Kohë përpara ditës së asamblesë, ata duhet të informojnë mbikëqyrësin drejtues për dëshirën që kanë.
3 Fjalimi kyç për asamblenë speciale njëditore titullohet: «Të mësuar nga Jehovai për të bërë vullnetin e Tij». Ai do të theksojë arsyet përse të gjithë ne duhet të vazhdojmë të mësojmë për të qenë të qëndrueshëm në besim dhe për të vazhduar që të përparojmë. Do të marrim nxitjen për të imituar Jehovain, duke u mësuar të tjerëve të vërtetën që çon në jetën e përhershme. Do të përfshihen përvoja ndërtuese për të treguar se si kanë ndihmuar botimet e Shoqatës shumë njerëz për t’u mësuar nga Jehovai. Do të nxirren në pah arritjet pozitive të programit global të mësimit nga Jehovai.
4 Bëj plane të përcaktuara mirë për të marrë pjesë në të. Inkurajo të gjithë të interesuarit që të jenë të pranishëm. Shiko përpara për të mësuar shumë gjëra të mira nga Mësuesi ynë i Madh.—Isa. 30:20.