BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/97 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për majin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për majin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 maj
  • Java që fillon më 12 maj
  • Java që fillon më 19 maj
  • Java që fillon më 26 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 5/97 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për majin

SHËNIM: Gjatë muajve të verës Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet siç nevojiten për të lejuar pjesëmarrjen në Kongresin Krahinor «Besim në Fjalën e Perëndisë» dhe më pas, për një rishikim prej 30 minutash të pikave kulminante të programit në Mbledhjen e Shërbimit javën vijuese. Rishikimi ditë pas dite i programit të kongresit krahinor duhet t’u caktohet që më përpara dy apo tre vëllezërve të kualifikuar, të cilët do të jenë në gjendje të përqendrohen në pikat e spikatshme. Ky rishikim i përgatitur mirë do ta ndihmojë kongregacionin që të kujtojë pikat kyçe, për t’i zbatuar personalisht dhe për t’i përdorur në fushë. Komentet nga auditori dhe përvojat e treguara duhet të jenë të shkurtra dhe të kenë lidhje me pikën.

Java që fillon më 5 maj

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

12 min.: «Ndiq vazhdimisht Jezuin.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshij përvoja nga Kulla e Rojës 1 qershor 1993, faqe 12, e botuar në anglisht.

23 min.: «Trego kujdes të vërtetë për gjithë interesin e gjetur.» Trajtim me auditorin. Thekso nevojën për të ndjekur gjithë interesin. Sugjero disa mënyra taktike për të kërkuar adresën e shtëpisë së atyre që takon në vende publike, në mënyrë që të mund t’u japim dëshmi të mëtejshme. Lajmëtarë të aftë të demonstrojnë prezantimet e sugjeruara në paragrafët 6-9. Rishiko kutinë «Si të jesh i suksesshëm në bërjen e rivizitave» në faqen 3 të shtojcës së fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin mars 1997. Inkurajoji të gjithë që të programojnë kohë gjatë javës për të bërë rivizita.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 maj

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

12 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar.

23 min.: «Kongresi Krahinor për vitin 1997 ‘Besim në Fjalën e Perëndisë’.» (Paragrafët 1-15) Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 8 dhe 10. Thekso rëndësinë biblike që ka mbajtja e kujdesshme e pamjes sonë modeste dhe e sjelljes së krishterë, si edhe mbikëqyrjen e përshtatshme të fëmijëve tanë.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 maj

Kënga 3 (32)

7 min.: Njoftime lokale. Njofto rregullimet për shërbimin në fushë.

20 min.: «Të drejtojmë studime progresive biblike në shtëpi.» Një vëlla i aftë trajton artikullin me një apo dy lajmëtarë që janë të suksesshëm në drejtimin e studimeve. Duke përdorur si shembull pjesë nga libri Njohuria, ata tregojnë metoda mësimore që i kanë ndihmuar për ta mbajtur përparimin e studimit në një hap të qëndrueshëm dhe që u ka lejuar të shquajnë se çfarë po mëson faktikisht studenti.​—Shiko shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin qershor 1996, paragrafët 5, 8, 12 dhe 21.

18 min.: «Kongresi Krahinor për vitin 1997 ‘Besim në Fjalën e Perëndisë’.» (Paragrafët 16-22) Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafin 16 dhe shkrimet e cituara. Thekso nevojën për rregullsi dhe konsideratë për të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për zënien e vendeve. Përfundo me një fjalim të shkurtër, duke rishikuar «Përkujtues për Kongresin Krahinor».

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 maj

Kënga 6 (45)

15 min.: Njoftime lokale. Rishiko literaturën që do të ofrohet në muajin qershor. Duke përdorur librin Njohuria, shpjego se si mund të përdoren mendimet e paragrafëve 17-19 në faqet 10-11, për të përgatitur një prezantim të shkurtër. Bëj një përkujtues për të përmendur rregullimin e kontributeve. Inkurajoji të gjithë që të përqendrohen në përpjekjen për të filluar studime. Thekso nevojën për të ndihmuar të interesuarit që të bëjnë progres të shpejtë.​—Shiko Kullën e Rojës 15 janar 1996, faqet 13-14.

12 min.: «Përse vazhdojmë të kthehemi?» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi pika nga kutia në faqen 570 të librit të botuar në anglisht Lajmëtarë.

18 min.: Nevoja lokale. Fjalim nga një plak apo një bisedë nga dy pleq, që i drejtohen një nevoje frymore të kongregacionit. Jep nxitje biblike dhe sugjerime praktike për përmirësim.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo