Të drejtojmë studime progresive biblike në shtëpi
1 Çfarë kanë të përbashkët një dado në Tanzani, një e re në Argjentinë dhe një nënë në Letoni? Libri vjetor 1997 (f. 8, 46 dhe 56) raporton se që të trija bënë progres të shpejtë në studimin e tyre biblik në shtëpi, falë gatishmërisë së tyre për të pasur më shumë se një sesion çdo javë me librin Njohuria. Është sugjeruar që kur është e mundur, lajmëtarët duhet të përpiqen të trajtojnë një kapitull nga libri gjatë çdo sesioni studimi. Por disa shohin se kjo gjë është e vështirë. Megjithëse varet shumë nga rrethanat dhe aftësia e çdo studenti, mësuesit me përvojë kanë pasur sukses, duke zbatuar sugjerimet e mëposhtme.
2 Siç ishte trajtuar në shtojcën e fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin qershor 1996, është e nevojshme t’i stërvitësh studentët që të përgatiten për studimin. Që në fillim, do të ishte mirë të shpjegoje dhe të demonstroje se si bëhet kjo. Tregoju atyre kopjen tënde personale të librit Njohuria. Përgatitni së bashku mësimin e parë. Ndihmoji studentët që të gjejnë fjalët kyçe apo frazat që i përgjigjen drejtpërsëdrejti pyetjes së librit dhe pastaj nënvizoji apo shënoji ato. Disa lajmëtarë u kanë dhënë madje studentëve të tyre një nënvizues. Inkurajoji ata që të gjejnë të gjitha shkrimet gjatë përgatitjes për studimin. Duke bërë kështu, do të jesh duke i stërvitur ata, gjithashtu, për t’u përgatitur për pjesëmarrjen në Studimin e Librit të Kongregacionit dhe në Studimin e Kullës së Rojës.—Luka 6:40.
3 Një mësues i mirë tërheq studentin dhe nuk flet tepër vetë. Ai nuk devijon në pika të vogla. Rrallëherë ai shton material shtesë. Në vend të kësaj, ai thekson pikat kryesore të mësimit. Disa u kanë dhënë studentëve literaturë plus, për t’i ndihmuar ata që të gjejnë përgjigjet e pyetjeve. Për më tepër, të interesuarit do të marrin informacion suplementar të hollësishëm, duke qenë të pranishëm në mbledhjet e kongregacionit.
4 Mund të mos jetë e nevojshme që të kërkojmë të gjitha shkrimet e përmendura në mësim. Disa pika kryesore mund të jenë shpjeguar nga vargjet e cituara në paragraf. Gjatë rishikimit, thekso shkrimet kryesore që janë trajtuar dhe inkurajoje studentin që t’i mbajë mend.
5 Sa duhet të zgjasë çdo sesion? Studimi s’ka pse të kufizohet brenda një ore. Disa nga pronarët e shtëpisë kanë kohë në dispozicion dhe mund të dëshirojnë të studiojnë më gjatë ose studenti mund të dëshirojë të studiojë më shumë se një herë në javë. Kjo do të ishte dobiprurëse për ata që mund ta bëjnë.
6 Siç e portretizon Isaia 60:8, sot qindra mijëra lavdërues të rinj të Jehovait «vijnë duke fluturuar tamam si një re dhe si pëllumbat drejt çerdhes së tyre» në kongregacionet e popullit të tij. Le të bëjmë të gjithë ne pjesën tonë, duke punuar hap pas hapi me Jehovain, ndërsa ai përshpejton mbledhjen e atyre ngjashëm deleve.—Isa. 60:22.