BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/97 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 1 shtator
  • Java që fillon më 8 shtator
  • Java që fillon më 15 shtator
  • Java që fillon më 22 shtator
  • Java që fillon më 29 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 9/97 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Java që fillon më 1 shtator

Kënga 7 (51)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Vendos në radhë të parë gjërat më të rëndësishme.» Me pyetje dhe përgjigje.

20 min.: «Duke ndarë me të tjerët Sekretin e lumturisë familjare.» Një fjalim që trajton paragrafët 1 dhe 6-8. Demonstro paragrafët 2-5. Thekso që duhet të kemi në mendje bërjen e dishepujve dhe arritjen e synimit për fillimin e studimeve.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 8 shtator

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

10 min.: Nevoja lokale.

10 min.: «Studime biblike që bëjnë dishepuj.» Fjalim.

15 min.: Një plak diskuton pjesën «Nxit studentët drejt dedikimit dhe pagëzimit» (km 6/96 shtojca, par. 20-22) me lajmëtarë me përvojë që drejtojnë studime.

Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 shtator

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Përdorni mirë videot. Rishiko sugjerimet mbi përdorimin e videove të Shoqatës dhe trego përvoja lokale që ilustrojnë se si të bëjmë një përdorim më të mirë të videove, si në familjet tona ashtu edhe në shërbimin tonë.

20 min.: A jeni duke e përdorur broshurën Arsimimi? Një vëlla i kualifikuar bisedon me disa prindër dhe fëmijë, duke përdorur informacionet nga broshura Arsimimi faqet 14-18 dhe 27-30. Krahaso edhe përvojat që gjenden në Kullën e Rojës të 1 dhjetorit 1996, faqe 9 dhe në Kullën e Rojës të 1 tetorit 1985, faqet 30-31, anglisht.

Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 shtator

Kënga 18 (162)

8 min.: Njoftime lokale.

17 min.: Si të fillojmë një bisedë. Shumica e suksesit tonë në shërbim varet nga aftësitë tona për të përfshirë njerëzit e tjerë në biseda domethënëse. Kur mund të themi diçka për të nxitur të tjerët që të dëgjojnë, kemi kapërcyer një nga pengesat më të mëdha që ndeshim gjatë predikimit. Fto lajmëtarë që janë të aftë dhe të efektshëm në nisjen e bisedave, për të treguar fjalët hyrëse që përdorin kur u flasin njerëzve të tillë si: (1) një kalimtari në rrugë, (2) një pasagjeri në autobuz, (3) një shitësi, (4) një personi që takojnë në vendqëndrimin e makinave (5) një personi të ulur në stol në një park.

20 min.: Rishiko raportin e shërbimit të kongregacionit për vitin 1997. Mbikëqyrësi i shërbimit lavdëron kongregacionin për përpjekjen e shkëlqyer, veçanërisht gjatë muajve mars, prill dhe maj. Ofro sugjerime nga trupi i pleqve dhe raporti i fundit i mbikëqyrësit qarkor, për të rritur shërbimin në fushë dhe aktivitetin e studimit biblik. Përmblidh disa synime praktike për vitin e ri të shërbimit, duke përfshirë nisjen dhe drejtimin e studimeve biblike, si dhe shërbimin si pionierë ndihmës gjatë muajve me pesë fundjavë: nëntor, maj, gusht.

Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 shtator

Kënga 13 (124)

15 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë për të dorëzuar raportet e shërbimit në fushë. Përmend se javën tjetër në studimin e librit do të fillojmë studimin e librit Lumturia familjare. Në përgatitjen për veprën me revista në tetor, trajto nevojën për të «Analizuar territorin tënd», për t’u «Njohur me revistat, për të «Përgatitur fjalët hyrëse», për t’ju «Përshtatur pronarit të shtëpisë» dhe për të «Ndihmuar njëri-tjetrin», nga Shërbimi ynë i Mbretërisë i tetorit 1996, faqja 8.

15 min.: Çfarë duhet të bëjë një i krishterë kur e thërrasin për të marrë pjesë në një trup gjykues? Fjalim nga një plak mbi Kullën e Rojës së 1 prillit 1997, faqet 27-29.

15 min.: Lavdëro shërbimin tënd. Diskutim me auditorin nga libri Shërbimi ynë, faqet 81-83. Për të nxjerrë në pah pikat kryesore, bëj këto pyetje: (1) Si po përfitojmë nga ndjekja e shembullit të Jezuit? (2) Sa e rëndësishme është përgjegjësia jonë për të predikuar? (3) Çfarë motivesh na nxitën për t’ia dedikuar jetën tonë Jehovait? (4) Çfarë lloj sjelljeje kërkohet nëse një person duhet t’i shërbejë Jehovait? (5) Çfarë mund të mësojmë ne nga mënyra e predikimit të Jezuit?

Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo