Ngjall te të tjerët shpresën për jetën e përhershme
1 Edhe pse njeriu ka kërkuar mënyra për të ngadalësuar procesin e plakjes dhe për të zgjatur vitet e jetës, plakja dhe vdekja akoma janë të paevitueshme. Sa mirënjohës jemi që Bibla shpjegon se përse njerëzit plaken dhe vdesin, se si do të hiqen pasojat shkatërruese të plakjes dhe si do të eliminohet vdekja! Këto të vërteta paraqiten në mënyrë bindëse në librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Libri u përgjigjet në mënyrë të qartë pyetjeve të koklavitura në lidhje me jetën dhe vdekjen, duke e drejtuar lexuesin për nga koha kur do të rivendoset parajsa.
2 Në mars do të ofrojmë librin Njohuria me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi. (Mat. 28:19, 20) Pastaj do të bëjmë rivizita te të gjithë ata që treguan interes për mesazhin e Mbretërisë. Në këtë mënyrë mund të ngjallim te të tjerët shpresën për jetën e përhershme. (Titit 1:2) Për të përmbushur këtë, mund të shohësh si të dobishme sugjerimet e mëposhtme.
3 Gjatë vizitës së parë, mund të bësh këtë pyetje:
◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse njerëzit dëshirojnë një jetë më të gjatë? [Lëre të përgjigjet.] Budistët, të krishterët, hindusët, myslimanët dhe të tjerë, të gjithë kanë shpresën e një jete pas vdekjes». Hape librin Njohuria në kapitullin 6, «Përse plakemi dhe vdesim?» dhe lexo paragrafin 3. Arsyeto mbi shkrimet e cituara. Referoju të dy pyetjeve në fund të paragrafit, pyete pronarin e shtëpisë nëse do t’i pëlqente t’i gjente vetë përgjigjet. Nëse dëshiron, vazhdo të shqyrtosh disa paragrafë të tjerë. Një studim po fillohet! Nëse jo, lëri librin që ta lexojë dhe planifiko të kthehesh, mundësisht brenda një apo dy ditësh për të shqyrtuar përgjigjet.
4 Kur rikthehesh aty ku ke lënë librin «Njohuria», mund të thuash:
◼ «U ktheva për të konsideruar dy pyetjet që lamë pa iu përgjigjur në lidhje me vdekjen». Kujtoji pyetjet pronarit të shtëpisë. Pastaj shqyrto informacionin në kapitullin 6 poshtë nëntitullit «Një intrigë e rrezikshme». Në varësi të rrethanave ose vazhdo studimin, ose përdor pyetjen e fundit në fund të paragrafit 7 duke vendosur bazën për vizitën tjetër. Bëj plane të përcaktuara për t’u kthyer. Ftoje pronarin e shtëpisë në mbledhje dhe përshkruaji shkurtimisht se si mbahen ato. Inkurajoje me ngrohtësi që të jetë i pranishëm.
5 Në veprën shtëpi më shtëpi ose në dëshminë joformale, mund të fillosh një bisedë duke thënë:
◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë përmban e ardhmja për ne dhe për tokën? [Lëre të përgjigjet.] Bibla e përmbledh të ardhmen në një fjalë, Parajsë! Ajo shpjegon se në fillim Perëndia e ktheu një pjesë të tokës në një parajsë të mrekullueshme ku vendosi çiftin njerëzor që kishte krijuar. Ata duhej të popullonin të gjithë tokën, duke e transformuar gradualisht në një parajsë. Vëreni këtë përshkrim që tregon se si duhet të ketë qenë ajo.» Hap librin Njohuria në faqen 8 dhe lexo paragrafin 9 poshtë nëntitullit «Jetë në parajsë». Pastaj shqyrto pikat në paragrafin 10 dhe lexo shkrimin e cituar, Isaia 55:10, 11. Ofro vazhdimin e diskutimit mbi atë se si do të jetë jeta në parajsën e rivendosur dhe përmblidh së bashku paragrafët 11-16. Ose, inkurajoje personin që të lexojë vetë dhe merr masa që të takoheni përsëri e të vazhdoni diskutimin.
6 Nëse nuk niset që në fillim një studim, mund të provosh ta bësh këtë kur kthehesh për vizitën tjetër duke thënë:
◼ «Siç diskutuam në bisedën tonë të fundit, qëllimi i Perëndisë është që e gjithë toka të transformohet në një parajsë. Kjo ngre pyetjen: ‘Si do të jetë parajsa’?» Hap librin Njohuria në kapitullin 1 dhe studio paragrafët 11-16 poshtë nëntitullit «Jetë në parajsën e vendosur». Pas kësaj, trego ilustrimin në faqet 4-5 dhe pyete personin nëse do t’i pëlqente të jetonte në ambiente të tilla të mrekullueshme. Pastaj lexo fjalinë e parë të paragrafit 17 në faqen 10. Në varësi të rrethanave ose vazhdo studimin, ose thuaji që në vizitën tjetër do t’i shpjegosh se çfarë kërkohet që një person të jetojë në parajsën e rivendosur. Bëji një ftesë, shpjegoi programin e mbledhjes dhe inkurajoje me ngrohtësi që të jetë i pranishëm në Sallën e Mbretërisë.
7 Libri Njohuria është një mjet i mrekullueshëm për t’u zbuluar të tjerëve «jetën e përhershme» të premtuar nga Perëndia. Duke drejtuar studime biblike në shtëpi me njerëzit, mund të ngulitni në ta këtë shpresë të madhe të frymëzuar nga Perëndia «i cili nuk mund të gënjejë».