Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 5 janar deri 20 prill 1998. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:
1. Kandace ishte emri i mbretëreshës së Etiopisë. (Vep. 8:27) [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/7 f. 8.]
2. Në Filipi, Pavli nuk predikoi brenda qytetit, sepse kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. (Vep. 16:12, 13) [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/9 f. 27.]
3. Për egjiptianët, Faraoni shihej si vetë mishërimi i Horusit, një hyjni me kokë skifteri. [w96 15/1 f. 24 par. 1.]
4. Fjalët e Pavlit në Romakëve 8:28-30 tregojnë se Perëndia e ka caktuar fatin e dikujt, që përpara. [Leximi javor i Biblës; shiko w95 15/5 f. 7.]
5. Xhelozia njerëzore mund të jetë një forcë që mund të shërbejë për një qëllim të mirë. [br2 f. 3 par. 3.]
6. Pasi Jehovai më vonë pranoi oferta në grurë dhe fruta të tjera të dheut, me sa duket oferta e Kainit u hodh poshtë, pasi kishte diçka që s’shkonte në zemrën e tij. (Zan. 4:3-5) [w96 15/6 f. 4 par. 8.]
7. Ndërsa një i krishterë zbaton standartet morale dhe frymore të Biblës në jetën e tij, ai pastrohet nga Fjala e Jehovait, «lahet» nga të gjitha praktikat që Perëndia Jehova urren. (1. Kor. 6:9-11) [w96 1/1 f. 30 par. 4.]
8. Vetë apostulli Pavël, pagëzoi pjesëtarët e shtëpisë së Stefanas në Korint. [w96 15/6 f. 29 par. 2.]
9. Me fjalët që gjejmë te Luka 14:26, Jezui donte të thoshte se dishepujt e tij, në kuptim të drejtpërdrejtë, duhet të urrejnë pjesëtarët e familjes së tyre. (Krahaso Mateun 6:24.) [br2 f. 16 par. 4.]
10. Besimi te fati është shumë i dëmshëm. [w96 1/9 f. 6.]
Jepu përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
11. Ç’lloj qëndrimi duhet të kemi ndaj rregullimeve organizative, siç mësohet nga shembulli që gjejmë në Veprat 11:18? [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/7 f. 16.]
12. Çfarë do të na frenojë që të mos i gjykojmë në mënyrë kritike vëllezërit tanë frymorë? [w96 15/3 f. 22 par. 5.]
13. A duhet të interesohemi për deklaratat e bëra nga demonët nëse këto duket se mbështesin sovranitetin e Perëndisë? (Vep. 16:16-18) [Leximi javor i Biblës; shiko w94 1/7 f. 31.]
14. Çfarë do ta ndihmojë një grua të krishterë që të ketë respekt të thellë për burrin e saj? (Efes. 5:33) [w96 1/3 f. 21 par. 5.]
15. Përse Pavli sipas Romakëve 1:14, 15 u ishte borxhli grekëve dhe barbarëve? [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/9 f. 18.]
16. Përse nuk kërkohet që të krishterët të kremtojnë Pashkën siç bënin hebrenjtë? (1. Kor. 5:7) [Leximi javor i Biblës; shiko w94 15/6 f. 4.]
17. Në ç’kuptim sipas Romakëve 13:6, autoritetet qeveritare janë «shërbëtorë publikë të Perëndisë»? [Leximi javor i Biblës; shiko w96 1/5 f. 10.]
18. Çfarë janë «gjërat e Perëndisë» që asnjeri nuk i di përveç Frymës së Perëndisë? (1. Kor. 2:11) [Leximi javor i Biblës; shiko w94 1/7 f. 19.]
19. Kur duket që një vëlla na ka bërë padrejtësi në biznes, a duhet ta zgjidhim çështjen me gjyq? (1. Kor. 6:1, 2) [Leximi javor i Biblës; shiko w95 1/8 f. 30.]
20. Çfarë do të thotë të jesh xheloz për Jehovain? [br2 f. 3, 4.]
Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Davidi i shpëtoi Saulit dhe Jezui u tundua nga Djalli, kur ishin ............. . [w96 15/8 f. 6.]
22. Respekti në martesë kërkon që të shmanget ............. [w96 1/3 f. 21.]
23. Cilësia e ............ na mundëson «t’i konsiderojmë të tjerët më të lartë se vetveten», ndërsa ............ na mban «të durueshëm nën ligësinë». (Filip. 2:3; 2. Tim. 2:24, 25) [w96 15/5 f. 21 par. 5.]
24. Kur ka tensione midis dy njerëzve, zgjidhja është ............. . [w96 15/5 f. 23.]
25. Ashtu si mbështeti izraelitët gjatë fushimit në shkretëtirën e ............, Jehovai mund të na mbështesë edhe ne në këtë ............. . [w96 15/8 f. 7 par. 1-2.]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin nga pohimet e mëposhtme:
26. Përgjegjësinë për të këshilluar dhe forcuar bashkëbesimtarët, sipas 1. Sel 5:12-14, e kanë (vetëm burrat e emëruar të kongregacionit, burrat në përgjithësi, edhe motrat.) [br2 f. 24.]
27. (Pavli; Pjetri; Luka) i lavdëruan me ngrohtësi njerëzit e (Beresë; Maqedonisë; Jeruzalemit) për shkak të zellit të tyre në shqyrtimin e shkrimeve. (Vep. 17:11) [Leximi javor i Biblës; shiko w95 1/8 f. 14 par. 3.]
28. Kur një farë situate në kongregacion shkakton shqetësim te vëllezërit, çfarë duhet bërë? (Të lajmërojmë vëllezërit përgjegjës, ne përpiqemi vetë për ta rregulluar situatën, i drejtohemi degës së Shoqatës) [w96 15/6 f. 30.]
29. Në të vërtetë, shpesh janë (njerëzit; Perëndia dhe Krishti; Satanai dhe demonët) që duhen fajësuar, kur gjërat shkojnë keq. [w96 1/9 f. 5 par. 3.]
30. Jezui i krahasoi ithtarët e tij me (fluturat, qentë, gjarpërinjtë.) [w96 15/7 f. 22.]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Prov. 17:27; Ekl. 9:11; Mat. 10:16; 2. Kor. 3:5, 6; 2. Kor. 4:18.
31. Në vend se të përqendrohemi në mangësitë tona, le të pranojmë me besim çdo caktim që na ka dhënë Jehovai. Ai mund të na forcojë për të bërë vullnetin e tij. [w96 15/1 f. 25.]
32. Ne duhet të shohim përtej rrethanave tona të çastit, duke i fiksuar sytë në përfundimin e lumtur të rrugës së krishterë. [w96 15/2 f. 27 par. 3-4.]
33. Aftësia shquese dhe dashuria vëllazërore do të na ndihmojnë të kontrollojmë nxitjen për të llomotitur fjalë lënduese. [w96 15/5 f. 22 par. 7.]
34. Kur ndeshnin persekutime, të krishterët e vërtetë duhej të kombinonin mendjemprehtësinë me pastërtinë gjatë shpalljes së mesazhit të Mbretërisë të tjerëve. [w96 15/7 f. 22 par. 4.]
35. Nuk ka arsye për të besuar se Krijuesi është shkaku i aksidenteve apo që viktimat, në njëfarë mënyre janë dënuar. [w96 1/9 f. 5 par. 4.]