Mbledhjet e Shërbimit për Shtatorin
Java që fillon më 7 shtator
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Rishiko kutinë «Sugjerim».
15 min.: «Ne mund të bëjmë vepra më të mëdha.» Me pyetje dhe përgjigje. Inkurajoi të gjithë që të vënë synime të arsyeshme për vitin e ri të shërbimit dhe të punojnë pa u lodhur që t’i arrijnë ato.—Shiko Të organizuar, faqet 116-118.
20 min.: «Pionierët ndihmojnë të tjerët.» Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar shpjegon se përveç stërvitjes së siguruar në Shkollën e Shërbimit Teokratik, janë bërë rregullime që pionierët të ndihmojnë personalisht të tjerët në shërbim. Ai ngre pyetje të bazuara mbi artikullin dhe e fton auditorin që të komentojë, veçanërisht pionierët dhe lajmëtarët që janë përfshirë në këtë program. Shqyrto se si mund të nxirren rezultatet më të mira prej tij. Pionierët mund të tregojnë se si kanë gëzuar dhe si kanë nxjerrë dobi nga kjo dhënie e mbështetjes të tjerëve. Lajmëtarët që u ndihmuan, mund të tregojnë se si e kanë çmuar këtë masë të dashur dhe të përmendin pikat që i ndihmuan për të arritur sukses dhe gëzim edhe më të madh në shërbim.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 14 shtator
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Fjalim. Ne do të fillojmë ta studiojmë këtë broshurë, javën që vjen, në studimin e librit. Inkurajoi të gjithë që të përgatiten që më përpara dhe të ndjekin çdo sesion, me qëllim që të njihen me broshurën dhe të mësojnë se si ta studiojnë atë me të tjerët. Lexo paragrafin me titull «Si përdoret kjo broshurë». Përdor materialin në Kullën e Rojës, 15 janar 1997, faqet 16-17, për të theksuar rëndësinë e të mësuarit, duke përdorur pyetjet, shkrimet dhe ilustrimet në broshurë. Drejtuesit e studimit të librit duhet të lënë një shembull të shkëlqyer për ata që drejtojnë studime biblike në shtëpi, duke mos folur shumë dhe duke mos u futur në hollësira të tepërta.—Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, faqe 3, paragrafi 5.
20 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit rishohin raportin e shërbimit të kongregacionit dhe shifrat e të pranishmëve në mbledhje për vitin e kaluar. Ata nxjerrin në pah aspektet pozitive të raportit dhe përqendrohen mbi ato fusha ku mund të bëhen përmirësime. A ishte 100 përqind pjesëmarrja e lajmëtarëve në shërbim gjatë gushtit? Përmblidh synimet mbi të cilat do të përqendrohen pleqtë gjatë muajve të ardhshëm, duke përfshirë dhënien e ndihmës të gjithëve që të bëhen pionierë të rregullt. Trego pika të përshtatshme nga raporti i fundit i mbikëqyrësit qarkor.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 shtator
Kënga 15 (127)
10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Përpiqu t’i njohësh vëllezërit e tu.» Me pyetje dhe përgjigje. Inkurajoi të gjithë që të marrin iniciativën për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.
Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 shtator
Kënga 3 (32)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoi lajmëtarët që të dorëzojnë raportin e shërbimit për shtatorin. Inkurajoi të gjithë që të planifikojnë të bëjnë më shumë shërbim nga shtëpia në shtëpi në tetor që të kenë një shpërndarje më të madhe revistash. Referoju Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996, faqe 8, për të marrë sugjerime se si t’i përgatitim prezantimet. Demonstro një ofrim me revistat e fundit dhe trego se si mund t’i përmendet pronarit të shtëpisë rregullimi i kontributeve. Siguro një sasi revistash për aktivitetin e fundjavës.
20 min.: «Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Mbikëqyrësi i shërbimit.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Pas rishikimit të detyrave të tij, ai shpjegon mënyrat specifike me të cilat mund të bashkëpunojë kongregacioni për të rritur sferën e shërbimit dhe efektshmërinë e tij në shkallë lokale.
13 min.: Çfarë nevojitet për të qenë një lajmëtar i mirë? Fjalim me njëfarë pjesëmarrjeje nga auditori. Nuk është e nevojshme të kesh aftësi apo talente të shkëlqyera, përkundrazi, më tepër dëshirohet që të gjithë të kemi një qëndrim të gatshëm që pasqyron dashuri, përulësi, zell dhe çmueshmëri. Ftoje auditorin të japë arsyet se përse janë të dëshirueshme kërkesat e mëposhtme: (1) një frymë e gëzueshme, (2) pjesëmarrja dhe ndjekja e rregullt e mbledhjeve, (3) gatishmëria për të pranuar dhe përmbushur caktimet, (4) bashkëpunimi me pleqtë dhe rregullimet e bëra për kongregacionin, (5) interes i sinqertë në dhënien e ndihmës të tjerëve, (6) pjesëmarrja e rregullt në shërbimin në fushë dhe dorëzimi në kohë çdo muaj i raportit të shërbimit.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.