Mbledhjet e Shërbimit për marsin
Java që fillon më 1 mars
Kënga 28 (224)
8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
17 min.: «Përkujtimi mbarëbotëror i vdekjes së Krishtit.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente nga Kulla e Rojës 1 shkurt 1997, faqet 11-12, paragrafët 10-14. Thekso se si dashuria e madhe e nxiti Jehovain që të siguronte shpërblesën për ne.
20 min.: Arsye që të nxitin për të shërbyer si pionier ndihmës në prill dhe maj. Fjalim dhe diskutim me auditorin, drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla i kualifikuar, për t’i nxitur të gjithë që ta konsiderojnë seriozisht shërbimin si pionier ndihmës. Rishiko rregullimet në kuotën e orëve të pionierëve të rregullt dhe ndihmës, siç tregohet në Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1999, faqe 7. Ky rregullim do t’u japë mundësi edhe shumë lajmëtarëve të tjerë që të gëzojnë privilegjin e shërbimit të plotkohor. Shpjego se si çmueshmëria për flijimin e Krishtit, na nxit që ta ushtrojmë veten në predikimin ndaj të tjerëve. (2. Kor. 5:14, 15) Këtë vit, Përkujtimi bie ditën e parë të muajit prill. Ç’stimul i shkëlqyer për të gjithë lajmëtarët e Mbretërisë që të kushtojnë të gjithë muajin për një aktivitet më të madh në shërbim! Rishiko pikat kryesore të zgjedhura nga shtojcat e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1997 dhe mars 1998, që trajtojnë shërbimin si pionier ndihmës. Shqyrto disa mënyra për t’iu përshtatur programeve model që jepeshin në këto shtojca. Rishiko rregullimet për shërbimin lokal, të cilat ofrojnë mjaft mundësi për të marrë pjesë në shërbim me të tjerët. Inkurajoi lajmëtarët që të marrin kërkesat për pionier ndihmës pas mbledhjes.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 mars
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
20 min.: «T’i ftojmë të vijnë.» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso nevojën për t’i drejtuar gjithmonë personat e sapointeresuar në mbledhjet e kongregacionit. Të përgatitet një demonstrim që tregon diskutimin me një person të interesuar, duke përdorur materialin në librin Njohuria, faqe 159, paragrafi 20 dhe faqet 161-163, paragrafët 5-8. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një përpjekje të veçantë për t’i ndihmuar studentët e Biblës dhe personat e tjerë të interesuar që të ndjekin Përkujtimin më 1 prill. Paraqit një kopje të ftesës së shtypur dhe shpjego se si mund të përdoret ajo me efektshmëri. Të gjithë duhet të fillojnë t’i shpërndajnë atë javë ftesat e Përkujtimit.
15 min.: «Si bashkëpunojnë anëtarët e familjes për një pjesëmarrje të plotë: Në mbledhjet e kongregacionit.» Diskutim nga një grup familjar. Ndërsa komentojnë mbi pikat kryesore të artikullit, ata diskutojnë se si mund të përgatiten për mbledhje si familje. Ata diskutojnë mënyrat se si mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të marrë pjesë dhe se çfarë duhet bërë që familja të mbërrijë në kohë në mbledhje.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 mars
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Shqyrto: «A do të jesh i pranishëm?»
15 min.: «Shërbëtorët ndihmës bëjnë një shërbim të vlefshëm.» Fjalim nga një shërbëtor ndihmës me përvojë ose një vëlla i kualifikuar. Rishiko pikat kryesore të trajtuara në librin Shërbimi ynë, faqet 57-59. Shpjego se si përdoren shërbëtorët ndihmës për të ndihmuar kongregacionin në këtë zonë.
20 min.: Nxirrni dobi nga shqyrtimi i shkrimit të ditës. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë—1999, faqet 3 dhe 4. Shpjego, gjithashtu, nëntitullin në faqen 6 «Shkrimi i ditës dhe komentet». Intervisto dy ose tre lajmëtarë, të cilët shpjegojnë se në çfarë momenti e shqyrtojnë shkrimin e ditës dhe çfarë dobish kanë nxjerrë personalisht nga ky zakon.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 mars
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale. Njofto emrat e atyre që do të shërbejnë si pionierë ndihmës në prill. Shpjego se nuk është dhe aq vonë për të plotësuar një kërkesë. Trego të gjithë programin e mbledhjeve për shërbim të planifikuara për prillin. Inkurajoi të gjithë që të ndjekin leximin e Biblës për Përkujtimin, të programuar për periudhën 27 mars deri më 1 prill, siç tregohet në broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë—1999 dhe në Kalendar 1999.
15 min.: Të përgatitemi për Përkujtimin. Fjalim. Të gjithë duhet të bëjmë plane për t’i ndihmuar studentët e Biblës dhe personat e tjerë të interesuar që të ndjekin Përkujtimin. Personat e rinj që vijnë mund të mos e kuptojnë se kush mund t’i marrë emblemat ose domethënien e këtij kremtimi. Rishiko se çfarë thuhet në Kullën e Rojës, 1 prill 1996, faqet 6-8 dhe trego se si mund ta ndihmojmë një të sapointeresuar që të kapë domethënien dhe qëllimin e këtij kremtimi. Përfundo duke rishikuar «Përkujtues për Përkujtimin» dhe trego rregullimet lokale për Përkujtimin.
20 min.: Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Një plak ose një vëlla i kualifikuar diskuton mbi vlerën dhe përdorimin e broshurës me dy ose tre lajmëtarë të aftë. Në Studimin e Librit të Kongregacionit ne u njohëm më mirë me këtë broshurë. A po e përdorim me efektshmëri në shërbimin në fushë? Grupi diskuton si më poshtë: Pse u intereson shumë njerëzve kjo temë? Çfarë shprese thekson kjo broshurë në kontrast me mësimin e fesë së rreme? Si mund ta përdorim pyetjen në kopertinën e pasme për të nxitur interes? Çfarë rastesh ekzistojnë për të ofruar këtë broshurë? Të demonstrohet një prezantim, duke përdorur shkrimet në paragrafin 14 në faqen 27. Inkurajoi të gjithë që të përfitojnë nga rastet që u jepen për ta përdorur sa më mirë këtë broshurë.
Kënga 24 (185) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 mars
Kënga 6 (45)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoi të gjithë që të dorëzojnë raportin e shërbimit për marsin. Gjatë prillit do të ofrojmë revistat Zgjohuni! dhe Kulla e Rojës. Trego numrat e fundit të revistave, sugjero artikujt që mund të theksohen dhe përmend disa pika specifike për të filluar një bisedë. Të gjithë duhet ta mbajnë me vete broshurën Çfarë kërkon? dhe ta përdorin për të filluar studime biblike me personat e interesuar.
15 min.: Nevoja lokale.
18 min.: Si duhet të reagojmë ndaj këshillës? Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Të gjithë ne mund të marrim këshilla lidhur me qëndrimin tonë, sjelljen, shoqëritë ose pjesëmarrjen në aktivitetet e kongregacionit. Disa herë kemi prirjen t’i rezistojmë këshillës ose të ofendohemi. Gatishmëria për të pranuar dhe zbatuar këshillën mund të jetë vendimtare për mirëqenien tonë frymore. Rishiko faktorët thelbësorë që theksojnë arsyet se përse duhet ta pranojmë dhe çmojmë këshillën.—Shiko Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë, faqet 125-131.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse