BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/00 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 nëntor
  • Java që fillon më 20 nëntor
  • Java që fillon më 27 nëntor
  • Java që fillon më 4 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 11/00 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 nëntor

Kënga 18 (162)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Trego rregullimet e bëra për shërbimin në fushë gjatë fundjavës.

13 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar.

22 min.: «Të kultivojmë interesin e nxitur nga Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i paragrafëve 1-5. Trego rregullimet lokale për mbulimin e çdo territori ende të papunuar. Rishiko prezantimet në paragrafët 7 dhe 8 për bërjen e rivizitave dhe për secilin të përgatitet një demonstrim. Thekso se është e rëndësishme të ndiqet i gjithë interesi i gjetur dhe të bëhen përpjekje për të filluar studime biblike. Përfundo duke diskutuar paragrafin 9 dhe shkrimet e cituara.

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 nëntor

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Përvoja gjatë shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Raporto për suksesin e arritur në mbulimin e territorit. A ka pasur ndonjë në kongregacion që ka marrë pjesë në shërbim për herë të parë? Trego komentet e favorshme të bëra nga pronarët e shtëpive. A mundën disa lajmëtarë të fillojnë studime biblike? Nëse po, ftoji ata të shpjegojnë ose të demonstrojnë se si e bënë këtë. Kujtoju të gjithëve që të kultivojnë interesin e gjetur.

20 min.: «Të vazhdojmë të predikojmë!» Fjalim dhe intervista. Disa janë shoqëruar me organizatën e Jehovait dhe kanë ngulmuar në veprën e predikimit gjatë gjithë jetës së tyre. Me një qëndrim pozitiv, ata kanë gjetur gëzim në bërjen e kësaj. (Shih librin Njohuria, faqja 179, paragrafi 20 dhe Kulla e Rojës, 1 shtator 1992, faqet 21-22, paragrafët 14-15.) Fto një lajmëtar që ka qenë aktiv për shumë vite të tregojë arsyet përse ka ngulmuar në veprën e predikimit.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 nëntor

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për nëntorin. Oferta e literaturës për dhjetorin është libri Njohuria me Përkthimin Bota e Re. Shpjego se si Dëshmitarët e Jehovait kanë luajtur një rol kryesor në prodhimin e Biblës në shumë gjuhë.​—Shih Kulla e Rojës, 15 tetor 1997, faqet 11-12.

20 min.: Të zhvillojmë biseda, duke përdorur pika të përbashkëta. Fjalim me demonstrime nga një plak ose vëlla i kualifikuar. (3 min.) Hyrja: Duhet të përdorim takt në predikim, që të mos i ofendojmë personat. Qëllimi i shërbimit është të vendosim një bazë të përbashkët, mbi të cilën të mund të ndërtojmë biseda të mira me personat. Jo t’i mundim ata sikur duhet të fitojmë një betejë. Shqyrto se si apostulli Pavël përdori takt në rastin e treguar te Veprat 17:18, 22-31. Komento rreth Kolosianëve 4:6.

(3 min.) Demonstrim. Duke shkuar shtëpi më shtëpi, në mënyrë të gabuar, një lajmëtar në moshë të re fillon bisedë në mënyrë polemike. Pronari, më i madh në moshë, thotë që ka fenë e vet dhe nuk beson te Krishti. Lajmëtari ngul këmbë për t’i mësuar diçka nga Bibla. Pronari thotë se nuk e pranon Biblën, por lajmëtari nuk e dëgjon dhe ngul këmbë për të lexuar një shkrim. Si përfundim, lajmëtari i shpjegon pronarit se personat që nuk dëgjojnë do të shkatërrohen në Harmagedon.

(5 min.) Ndërpritet demonstrimi. Vëllai e pyet auditorin se ku ishin gabimet. Gjithashtu, ai duhet të shpjegojë se përse çdo pikë është e gabuar. Tani, ai e përgatit auditorin për demonstrimin e dytë.

(3 min.) Demonstrim. Po ai lajmëtar, tani flet me një ton të butë. Ai e falënderon pronarin për faktin që ka shprehur mendimin e tij. Lajmëtari shpjegon se është i kënaqur që flet me një person fetar, pasi shumë nuk mendojnë më për Perëndinë sot. Tani, ai mund të komentojë kështu: «Ndoshta ju, si baba/nënë, keni vërejtur se pavarësisht nga feja që kemi, për prindërit s’është e lehtë t’i rritin fëmijët sot. Edhe pse kam një moshë më të vogël se ju, besoj se këto fjalë që Perëndia ka thënë mund të jenë të dobishme.» Lexon Proverbat 22:6. Pastaj lajmëtari ofron librin Sekreti i lumturisë familjare.

(6 min.) Përfundimi. Tani shqyrto pikat pozitive nga demonstrimi i dytë. Ndihmo auditorin të kuptojë se kështu duhet të flasim, sidomos kur ka kundërshtim. Të mos mendojmë se duhet të fitojmë një luftë, por të respektojmë mendimet e çdo personi. (2 Tim. 2:24; 1 Pjet. 3:15) Thuaj shkurtimisht një përvojë reale që tregon se çfarë ndodh kur një lajmëtar përdor takt, sikurse u shpjegua.

15 min.: Si mund t’i kontrolloj zakonet e mia në shikimin e televizorit? Një plak ose një vëlla i kualifikuar bisedon me një vëlla të ri në moshë që harxhon disa orë në ditë duke shikuar televizor. Në fillim vëllai ngul këmbë se s’ka ndonjë gjë të dëmshme në këtë mes. Ai thotë se kjo është thjesht një formë çlodhjeje dhe se nuk ndikohet për keq. Plaku rishikon pika kryesore nga kapitulli 36 i librit Të rinjtë pyesin. Ai shpjegon se duke shikuar televizor me tepri harxhohet ajo kohë e vlefshme që përndryshe mund të përdorej për të bërë studim personal, për të shkuar në shërbim ose për të ndihmuar për nevojat e kongregacionit. Vëllai i ri në moshë shpreh çmueshmëri për këshillën dhe thotë se për dobinë e tij frymore, do t’i ndryshojë zakonet në shikimin e televizorit.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 dhjetor

Kënga 16 (143)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Një fjalë e thënë në kohën e duhur.» Diskutim me auditorin dhe demonstrime. Shumë nuk ndihen mjaft të aftë kur përpiqen të fillojnë biseda, duke menduar në mënyrë të gabuar se u nevojiten disa aftësi të veçanta për të pasur rezultat. Shpjego se si të gjithë ne, duke përfshirë lajmëtarët e rinj e ata më të vegjël në moshë, mund të fillojmë diskutime duke bërë një përpjekje të arsyeshme. Rishiko prezantimet e sugjeruara, nxirr në pah thjeshtësinë e tyre dhe fto dy ose tre lajmëtarë që t’i demonstrojnë. Për prezantime të tjera që mund të përdoren, referoju Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 1998, faqja 8. Nxiti të gjithë që të jenë pozitivë, në mënyrë që të gjejnë më shumë gëzim në shërbimin e tyre.

Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo