BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/00 f. 1
  • «Një fjalë e thënë në kohën e duhur»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Një fjalë e thënë në kohën e duhur»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Natyrshmëri
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Përdorimi i efektshëm i pyetjeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Si ta përmirësosh aftësinë për të biseduar?
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Filipi pagëzon një zyrtar etiopas
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 11/00 f. 1

«Një fjalë e thënë në kohën e duhur»

1 A është një sfidë për ne ndarja e mesazhit të jetës me të tjerët? A mendojmë se duhet të themi diçka të thellë, për t’u bërë përshtypje dëgjuesve tanë? Jezui, kur i dërgoi dishepujt e tij, u tha: «Ndërsa shkoni, predikoni, duke thënë: ‘Mbretëria e qiejve është afruar.’ » (Mat. 10:7) Mesazhi ishte i thjeshtë dhe i lehtë për t’u dhënë. Edhe sot nuk është ndryshe.

2 Shpesh, nevojiten vetëm pak fjalë për të filluar një bisedë. Kur Filipi takoi eunukun etiopas, e pyeti: «A e kupton vërtet atë që po lexon?» (Vep. 8:30) Çfarë diskutimi shpërblyes rezultoi nga «një fjalë e thënë në kohën e duhur»!​—Prov. 25:11.

3 Ne mund t’u afrohemi në mënyrë të ngjashme personave në shërbimin tonë. Si? Duke qenë vëzhgues dhe duke zgjedhur fjalë që u përshtaten rrethanave. Të bëjmë një pyetje dhe të dëgjojmë përgjigjen.

4 Disa pyetje bazë: Për të filluar një bisedë, mund të përdorim secilën prej këtyre pyetjeve:

◼ «A e përdorni Lutjen e Zotërisë (ose Ati ynë) në adhurimin tuaj?» (Mat. 6:9, 10) Të recitojmë një pjesë dhe më pas të themi: «Disa njerëz pyesin: ‘Cili është emri i Perëndisë që Jezui tha se duhet shenjtëruar (ose nderuar)?’ Të tjerë pyesin: ‘Cila është Mbretëria për të cilën Jezui tha se duhet të lutemi?’ A keni gjetur përgjigje të kënaqshme për këto pyetje?»

◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten: ‘Cili është qëllimi i jetës?’» Të tregojmë se kjo gjë lidhet me njohurinë për Perëndinë.​—Ekl. 12:13; Gjoni 17:3.

◼ «A mendoni se vdekja do të eliminohet ndonjëherë?» Të përdorim Isainë 25:8 dhe Zbulesën 21:4 për të dhënë një përgjigje të besueshme.

◼ «A ekziston ndonjë zgjidhje e thjeshtë për trazirat në botë?» Të tregojmë se Perëndia mëson «ta duash të afërmin tënd».​—Mat. 22:39.

◼ «A do të shkatërrohet ndonjë ditë toka nga ndonjë katastrofë kozmike?» Të tregojmë premtimin e Biblës se toka do të mbetet përgjithmonë.​—Psal. 104:5.

5 Ta prezantojmë lajmin e mirë në një mënyrë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe me një hyrje të këndshme. Jehovai do t’i bekojë përpjekjet tona për të ndarë qoftë edhe «një fjalë» të së vërtetës me të tjerët.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo