BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/01 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Nëntema
  • Java që fillon më 12 mars
  • Java që fillon më 19 mars
  • Java që fillon më 26 mars
  • Java që fillon më 2 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 3/01 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 12 mars

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’.» (Paragrafët 1-13) Të trajtohet nga mbikëqyrësi drejtues. Një diskutim entuziast lidhur me atë që dëshirojmë të kryejmë në prill. Nxit gjithsecilin në kongregacion që të bëjë pjesën e tij për të arritur synimin e një pjesëmarrjeje 100 për qind në shërbim këtë muaj.

Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 mars

Kënga 15 (127)

8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

17 min.: Të përdorim sa më mirë Librin vjetor 2001. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shqyrto «Totali i vitit 2000», në faqen 31. Diskuto «Një letër nga Trupi Udhëheqës», në faqet 3-5. Fto disa nga auditori që të tregojnë ndonjë raport ose përvojë nga Libri vjetor 2001, që ka qenë veçanërisht nxitëse dhe besimforcuese për ta. Nxiti familjet që ta lexojnë së bashku të gjithë Librin vjetor, siç bëjnë gjatë vitit familjet Bethel në mbarë botën. Thekso pyetjet në faqen 255, të cilat mund të përdoren për të rishikuar atë që është mësuar. Kërko sugjerime rreth mënyrës si të përdoret Libri vjetor për t’i ndihmuar studentët e Biblës që ta çmojnë më shumë organizatën e Jehovait, si dhe privilegjin për të qenë pjesë e saj.

20 min.: «Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’.» (Paragrafët 14-30) Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Fjalim me pjesë të zgjedhura për t’u trajtuar me pyetje dhe përgjigje. Gjithsecili duhet të bëjë një program praktik për të marrë pjesë sa më shumë në shërbim gjatë prillit. Trego të gjithë programin e mbledhjeve për shërbim të planifikuar për muajin. Nxiti të gjithë që mund të shërbejnë si pionierë ndihmës të marrin një kërkesë pas mbledhjes.

Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 mars

Kënga 9 (37)

10 min.: Njoftime lokale. Shpjego se nuk është dhe aq vonë për të plotësuar një kërkesë për pionier ndihmës në prill. Nxiti të gjithë të ndjekin leximin e Biblës për Përkujtimin, të programuar për 3 deri 8 prill, siç tregohet në Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë​—2001. Njofto kur do të mbahet studimi i Kullës së Rojës për javën e Përkujtimit. Mos harro fjalimin special publik këtë të diel, më 1 prill, me titull: «Kush mund të shpëtohet?» Nxiti të gjithë që po këtë ditë të dalin në shërbim, duke e nisur kështu prillin mbarë.

20 min.: «Le të nderojmë të gjithë Jehovain dhe Birin e tij!» Fjalim motivues bazuar në shkrime, i mbajtur nga një plak ose një vëlla i emëruar. Nxiti të gjithë të marrin pjesë në një masë sa më të plotë në veprimtarinë e veçantë të planifikuar për prillin dhe të bëjnë një përpjekje më të madhe se zakonisht për t’i ftuar njerëzit në Përkujtim.

15 min.: Të përgatitim prezantime për revistat tona. Gjatë prillit do të japim revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Rishiko faqen 8, paragrafët 3 dhe 10 në Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996. Zgjidh (1) një artikull, (2) një pikë të përshtatshme bisede, (3) një pyetje për të nxitur interesin dhe (4) një shkrim të përshtatshëm për situatën e sotme që mund të përdoret në mënyrë të efektshme për prezantimin e çdo reviste të fundit. Përpiqu të përdorësh broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria për të filluar studime biblike me personat e interesuar. Përfundo me një demonstrim të përgatitur mirë që tregon se si mund të bëhet kjo në vizitën e parë.

Kënga 12 (113), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 2 prill

Kënga 23 (200)

9 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për marsin. Rishiko «Përkujtues për Përkujtimin».

18 min.: «Dashuria na motivon për të predikuar.»a Thekso shkrimet në artikull. Fto një lajmëtar që ka qenë aktiv për shumë vite të tregojë se si dashuria për Perëndinë e motivon të ngulmojë në veprën e predikimit. Nxiti të gjithë lajmëtarët që të marrin pjesë në veprën e dhënies së dëshmisë gjatë prillit, si dhe në çdo muaj tjetër pas tij. Përfshi mendimet që jepen në Mendjehollësi, vëllimi 2, faqja 673, paragrafi 1, anglisht.

18 min.: «T’i ndihmojmë të tjerët që të ndjekin mbledhjet.»b Shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, paragrafët 14-16, jep sugjerime shtesë për t’i drejtuar studentët e Biblës për nga organizata. Trego se si që të dy botimet, broshura Çfarë kërkon? (mësimi 5, paragrafi 7) dhe libri Njohuria (kapitulli 5, paragrafi 22) mund të përdoren që në fillim për të nxitur ndjekjen e mbledhjeve. Për ta ilustruar këtë, kërko që një lajmëtar i aftë të përgatitë mirë një prezantim ku e nxit me ngrohtësi studentin që të mendojë seriozisht rreth ardhjes në mbledhje.

Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo