Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikimi me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 1 janar deri 23 prill, 2001. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Megjithëse nuk duhet të lejojmë kurrë që thjesht sentimentalizmi të na verbojë ndaj keqbërjes së rëndë, ne mund të imitojmë shembullin e Jozefit duke e falur me mëshirë një individ të penduar që ka mëkatuar kundër nesh. (Zan. 42:21; 45:4, 5) [w99 1/1 f. 31 par. 2, 3]
2. Jezu Krishti dhe ata dishepuj të tij që shkruan Shkrimet e Krishtere Greke, kanë pasur në dispozicion kopje të Septuagintës në greqisht me emrin hyjnor. [bi7 shtojca 1, f. 409 par. 4]
3. Si të krishterë të dedikuar, aspektet e botës që nuk na pëlqejnë, janë kryesisht ato që cënojnë në mënyrë direkte kënaqësinë e jetës sonë personale. (1 Gjon. 2:15) [uw f. 10 par. 11]
4. Jezui e tregoi përulësinë e tij duke pranuar caktimin unik për të ardhur nga sfera qiellore këtu në tokë dhe për t’u bërë një njeri i përulur, më i ulët se engjëjt. (Filip. 2:5-8; Hebr. 2:7) [w99 1/2 f. 6 par. 3]
5. Pushtimi i Judës nga ana e Shishakut dhe marrja e «thesareve të shtëpisë së Jehovait dhe e thesareve të shtëpisë së mbretit» janë vërtetuar nga arkeologjia. (2 Kron. 12:9, BR) [Leximi javor i Biblës; shih ce f. 212 par. 31.]
6. Zbatimi korrekt i Fjalës së Perëndisë dhe aftësia për ta përdorur me efektshmëri për të mësuar, arrihen vetëm duke pasur «njohuri të saktë» të Shkrimeve të shenjta. [uw f. 25 par. 12]
7. Një person duhet t’i shërbejë Perëndisë, pa synuar një shpërblim. [w99 15/4 f. 16 par. 1]
8. Kur iu referua ‘bëmave’ të Jehovait, siç tregohet në Psalmin 103:2 (BR), Davidi kishte ndër mend krijimin fizik të Jehovait. [w99 15/5 f. 21 par. 5, 6]
9. Pohimi i Gjonit se Fjala ose Logos ishte «një perëndi», «hyjnore» ose «ngjashëm Perëndisë», nuk do të thotë se ai ishte Perëndia me të cilin ishte në fillim. [bi7 shtojca 3, f. 414 par. 1]
10. Meqë pasja e vlerave të përbashkëta është një çelës drejt një martese të suksesshme, mjafton që bashkëshorti i mundshëm të kërkohet midis atyre që pohojnë se janë të krishterë. [g99 gusht f. 20 par. 4]
Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:
11. Çfarë është «devocioni i veçantë» që Jehovai kërkon nga shërbëtorët e tij? (Dal. 20:5, BR) [uw f. 13 par. 4]
12. Çfarë e dallon dashurinë që tregon Jehovai nga llojet e tjera të dashurisë? (1 Gjon. 4:8) [uw f. 14 par.6]
13. Çfarë mësimi që të fut në mendime lidhur me pikat e forta mund të mësojmë nga rasti i mbretit të Judës, Uziahut? (2 Kron. 26:15-21) [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/12 f. 26 par. 1, 2.]
14. Në vend që të themelonte një ritual, cili qe mësimi i rëndësishëm që siguroi Jezui për ne duke u larë këmbët apostujve të tij? (Gjoni 13:4, 5) [w99 1/3 f. 31 par. 1]
15. Për të marrë bekime të përhershme cili duhet të jetë pikësynimi ynë kur lexojmë Biblën? [uw f. 25 par. 11]
16. Cilat aspekte e bënë adhurimin e Baalit tërheqës për shumë Izraelitë? [w99 1/4 f. 29 par. 3-6]
17. Çfarë mësimi praktik mund të mësohet nga puna e Hezekisë për të mbrojtur dhe për të rritur rezervat në ujë për Jerusalemin? (2 Kron. 32:3, 4) [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/8 f. 6 par. 1, 2.]
18. Ashtu si judenjtë e kohës së Jozafatit, në ç’mënyrë i «thurim lavdi Jehovait, sepse dashamirësia e tij e dashur është në kohë të pacaktuar»? (2 Kron. 20:21, 22, BR) [Leximi javor i Biblës; shih w98 1/5 f. 20 par. 5.]
19. Përse fjala hebreje Elohim e përkthyer «Perëndi» në Zanafillën 1:1, 26, në hebraisht është në shumës dhe do të thotë «Perëndira»? [uw f. 17 par. 11, pika 4.]
20. Në tregimin që gjendet te 2 Kron. 5:13, 14, çfarë tregon se Jehovai ishte duke e dëgjuar lavdërimin melodioz të popullit të tij dhe se u kënaq prej tij? [Leximi javor i Biblës; shih w94 1/8 f. 10 par. 7.]
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin prej pohimeve të mëposhtme:
21. Një që i ofron këshilla një të bashkëkrishteri duhet të sigurohet se po e bazon atë që thotë në ․․․․․․․․ hyjnore, jo në ․․․․․․․․ dhe ․․․․․․․․ njerëzore. (Kolos. 2:8) [w99 15/1 f. 22 par. 1]
22. Të njohësh emrin e Perëndisë, do të thotë ․․․․․․․․ se çfarë lloj Perëndie është Jehovai, ․․․․․․․․ autoritetin e tij dhe t’u bindesh urdhrave të tij. (Psal. 9:10) [uw f. 18 par. 14]
23. Ashtu si gjembat mund t’i pengojnë fidanët që të arrijnë zhvillimin e plotë, ․․․․․․․․ i pakontrolluar dhe fuqia mashtruese e ․․․․․․․․ mund ta pengojnë një person që të përparojë drejt pjekurisë frymore. (Mat. 13:19, 22) [w99 15/3 f. 22 par. 5]
24. Edhe nëse Jehovai përdori rreth ․․․․․․․․ «sekretarë» njerëzorë, ai ․․․․․․․․ shkrimin e të gjithë asaj që është në Bibël. [uw f. 20, par. 2]
25. Radha që do të sillte Farën e premtuar në Zanafillën 3:14, 15, nuk do të varej thjesht nga ․․․․․․․․ por nga ․․․․․․․․ e Perëndisë. [uw f. 30 par. 4]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Tuneli i famshëm i Siloamit, i përmendur në 2 Mbretërve 20:20 (BR), është gati (gjysmë kilometri, njëqind metra, 3 kilometra) i gjatë dhe ka të ngjarë të jetë hapur në shekullin e tetë p.e.s. nga inxhinierët e mbretit (David, Solomon, Ezekia). [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/8 f. 6 par. 1.]
27. Sila ishte një profet dhe një nga pjesëtarët kryesorë të kongregacionit të (Jerusalemit; Romës; Korintit). Ai qe një nga misionarët që ungjillëzuan për herë të parë në territorin (evropian; aziatik; afrikan). [w99 15/2 f. 26 par. 1]
28. Siç tregohet në Daljen 4:11 është Perëndia Jehova ai që ‘e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër’ në kuptimin që ai (duhet fajësuar për paaftësitë që kanë njerëzit; që cakton të tjerë për privilegje shërbimi; që ka lejuar defektet fizike të shfaqen mes njerëzve). [w99 1/5 f. 28 par. 2]
29. Periudha 70-vjeçare që përmendet te 2 Kronikave 36:17-23 përfundoi në vitin (537; 607; 677) p.e.s. [ce f. 218, 219 par. 7, 10]
30. Të krishterët e shekullit të parë paguanin (çfarëdo takse që u kërkohej; taksat që nuk përbënin një barrë të rëndë; asnjë lloj takse). [g99 shtator f. 26, par. 4]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Kolos. 1:9, 10; Prov. 25:11; Rom. 12:2; Zbul. 3:14; Mik. 4:5
31. Kërkohet përpjekje për të ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit dhe për ta mbushur mendjen me të vërtetën hyjnore. [w99 1/4 f. 22 par. 2]
32. Kur jep këshilla është e rëndësishme të zgjedhësh fjalët e duhura. [w99 15/1 f. 23 par. 1]
33. Perëndia nuk ka për qëllim të sjellë në organizatën e tij njerëz që mjaftohen duke thënë se besojnë në të dhe se kanë dëshirë të jetojnë në Parajsë, por që ende vazhdojnë të ndjekin interesat e tyre egoiste. [uw f. 7 par. 6]
34. ‘Të ecësh në emër të Jehovait’, nënkupton faktin që të jemi të dedikuar e ta përfaqësojmë Jehovain si një nga adhuruesit e tij, duke e përdorur jetën në harmoni me vullnetin e tij. [uw f. 18, par. 14]
35. Ideja që Jehovai dhe Krishti janë të bashkëpërjetshëm nuk gjen mbështetje në Bibël. [uw f. 17 par. 11, pika 2]