Të tregojmë çmueshmëri për pasuritë e Mbretërisë
1 Kur po merrte masat për të rregulluar tempullin, mbreti Josia u dha këtë urdhër atyre që ishin caktuar për të bërë punën: «Mos u kërkoni fare llogari për paratë e dorëzuara në duart e tyre, sepse ata veprojnë me ndershmëri [besnikëri, BR].» (2 Mbret. 22:3-7) Çmueshmëria që kishin ata burra për gjërat e shenjta u bë e dukshme në mënyrën se si e përdorën pasurinë që u ishte besuar. Ndërkohë që ‘angazhohemi në veprën e shenjtë të lajmit të mirë të Perëndisë’, edhe ne sot duhet të tregojmë në mënyrë të ngjashme besnikëri në përdorimin e pasurive frymore që na janë dhënë.
2 Në shërbim: Çmueshmëria për mesazhin jetësor që përmbajnë dhe vetëdija për koston e prodhimit të tyre, na nxitin që t’i vlerësojmë së tepërmi botimet tona. Nuk duhet t’u japim kot literaturë atyre që nuk tregojnë çmueshmëri të vërtetë për mesazhin e Biblës. Nëse dikush shfaq pak interes për lajmin e mirë, në vend të ndonjë botimi tjetër mund t’i japim një fletushkë.
3 Shpërndajeni literaturën në një mënyrë që tregon respekt për vlerën e saj. Nuk duhet ta lini në vende publike, ku thjesht do ta hidhnin tutje. Për të shmangur shpërdorimin, bëni një inventar të literaturës që tashmë keni në shtëpi përpara se të porositni botime të tjera. Në qoftë se rregullisht ju teprojnë revista nga çdo numër, atëherë duhet të zvogëloni kuotën e revistave.
4 Botime për përdorim personal: Duhet të porositim vetëm ato botime që na duhen në të vërtetë. Duhet të jemi veçanërisht të arsyeshëm kur kërkojmë botime të tilla në gjuhë të huaj, si Bibla luksi, Bibla me referime, si dhe botime të tjera me format të madh, si Konkordanca, Treguesi, vëllimet e librit Mendjehollësi dhe librin Lajmëtarë. Çdonjëri nga këta libra është prodhuar me një kosto të konsiderueshme.
5 A tregoni kujdes që të shkruani emrin dhe adresën në kopjet personale të botimeve? Duke bërë kështu s’do të keni nevojë t’i zëvendësoni shpesh botimet që s’dini se ku i keni lënë. Nëse ju humb broshura e këngëve, Bibla ose ndonjë nga botimet për studim, mbase mund t’i gjeni në repartin e sendeve të humbura në Sallën e Mbretërisë ose në asamble.—Luka 15:8, 9.
6 Le të përpiqemi ta përdorim me mençuri literaturën tonë. Është një mënyrë për të treguar besnikëri në përdorimin e pasurive të Mbretërisë që Jehovai na ka besuar.—Luka 16:10.