Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 shtator
Kënga 7 (51)
13 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, prezanto dy demonstrime që tregojnë se si prezantohen Kulla e Rojës e 15 shtatorit dhe revista Zgjohuni! e shtatorit. Në secilin rast trego se si mund të kapërcehet kundërshtimi: «Nuk më interesojnë Dëshmitarët e Jehovait.»
17 min.: «Të ndihmojmë të tjerët që të lavdërojnë Jehovain.»a
15 min.: Përse nuk kanë besim? Diskutim me auditorin. Shpesh takojmë njerëz që kanë pak besim. (2 Sel. 3:2) Për t’u dhënë edhe atyre të vërtetën për Jehovain, së pari duhet të përcaktojmë se çfarë ka ndikuar në mendimin e tyre për Perëndinë. Shqyrtoni katër faktorët e mëposhtëm, të cilët mund t’i pengojnë njerëzit që të kenë besim: (1) Mungesa e njohurisë së saktë biblike. (2 Tim. 3:16, 17; 2 Sam. 23:2; krahaso edhe Mateun 15:3-9.) (2) Zhgënjimi nga feja. (Krahaso Romakëve 3:3, 4; Mateu 7:21-23.) (3) Mosnjohja e arsyes se përse e lejon Perëndia ligësinë. (Rom. 2:4; 2 Pjet. 3:9) (4) Një jetë e sunduar nga dëshirat dhe pikëpamjet mishore. (Krahaso 1 Kronikave 28:9; Hebrenjve 3:12.) Ftoje auditorin të sugjerojë se çfarë prezantimi mund të përdoret në secilin rast. Trego një përvojë nga ndonjë prezantim i efektshëm.
Kënga 29 (222), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 shtator
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Nxiti të gjithë që të rishikojnë shënimet nga programi i asamblesë së fundit qarkore, për të qenë të përgatitur për Mbledhjen e ardhshme të Shërbimit.
18 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Jep disa pika që spikatin nga raporti i kongregacionit për vitin e shërbimit 2002. Lavdëroji të gjithë për gjërat e mira që kanë kryer. Përqendrohu në atë se si ka qenë kongregacioni për sa i përket pjesëmarrjes në mbledhje, rivizitave dhe studimeve biblike, duke dhënë sugjerime praktike për përmirësim të mëtejshëm. Vër synime të arritshme për vitin e ardhshëm.
17 min.: Sfidat që hasin prindërit e vetëm. Një plak interviston një a dy prindër të vetëm (ose që nuk i kanë bashkëshortët Dëshmitarë), për të parë se si i përballojnë ata problemet që lidhen me stërvitjen, disiplinimin dhe drejtimin frymor të fëmijëve të tyre. Si arrijnë ata të kujdesen për përgjegjësitë familjare, duke ndjekur ndërkohë rregullisht mbledhjet dhe duke dalë në shërbim? Thekso disa sugjerime të paraqitura në librin Lumturia familjare, faqe 104-110. Si theksohet në faqet 113-115, përmend disa mënyra praktike se si mund të ndihmojnë edhe të tjerët.
Kënga 19 (164), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 shtator
Kënga 15 (127)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, një plak ose shërbëtor ndihmës të demonstrojë se si të prezantojmë Kullën e Rojës të 1 tetorit. Pas demonstrimit, thekso përsëri një ose dy fjalitë e para që u përdorën për të ngjallur interesin e të zotit të shtëpisë.
10 min.: Nevoja lokale.
25 min.: «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi.» (Zbul. 14:7) Fjalim dhe diskutim me auditorin për rishikimin e programit të asamblesë qarkore, që u mbajt vitin e shkuar të shërbimit. Ftoje kongregacionin të komentojë rreth disa pikave kryesore që kanë mësuar dhe se si arritën ata t’i zbatojnë këto pika personalisht ose si familje. (Pjesët mund t’u caktohen që më parë.) Thekso këto pjesë të programit: (1) «Të ndihmojmë të rinjtë që të kultivojnë frikë ndaj Perëndisë.» Si mund t’i ndihmojmë të interesuarit që morën pjesë në Përkujtim, që të përparojnë e të bëhen shërbëtorë aktivë të Jehovait? (2) «Frika ndaj Jehovait do të thotë të urrejmë të keqen.» Si mund të na ndihmojnë fjalët e Proverbave 6:16-19 që të largohemi prej këtyre gjërave që Jehovai i urren: krenaria, gënjeshtra, synimet materialiste, zbavitjet jo të shëndetshme dhe keqpërdorimi i Internetit? (3) «T’u afrohemi edhe më shumë atyre që i duam.» Ne duam Jehovain, Jezuin, pjesëtarët e familjes dhe të tjerët në kongregacion; si jemi të mbrojtur prej botës, duke iu afruar atyre? (4) «Të kemi frikë Jehovain, jo njerëzit.» Si ju ka ndihmuar frika se mos bëni diçka që nuk i pëlqen Jehovain, që t’u përmbaheni parimeve hyjnore në punë a në shkollë, ose që t’u bëni ballë presioneve të punëdhënësve tuaj për të munguar në mbledhje, asamble dhe kongrese? (5) «Të bëjmë çdo gjë për lavdinë e Perëndisë.» (Psal. 119:37; Hebr. 4:13) Përse frika hyjnore nuk na lejon që ta teprojmë me të pirët, të shohim pornografi ose të praktikojmë mëkate të tjera të fshehta? (6) «Të vazhdojmë të ecim në frikën e Jehovait.» Si ju ka bekuar Jehovai, ngaqë i keni hapur udhë frymës së tij të veprojë plotësisht në jetën tuaj?—Psal. 31:19; 33:18; 34:9, 17; 145:19.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 shtator
Kënga 26 (212)
15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për shtatorin. Diskuto pjesën «Programi i ndërtimit të Sallave të Mbretërisë ecën përpara.»
15 min.: Çfarë i bën të veçanta revistat tona? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Gjatë tetorit do të prezantojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Diskuto arsyet e mëposhtme që i bëjnë të veçanta revistat tona: (1) Lartësojnë emrin e Jehovait. (2) Nxitin besimin te Jezui. (3) Shpallin Mbretërinë e Perëndisë. (4) Tërheqin vëmendjen nga Bibla, si autoriteti më i lartë. (5) Shpjegojnë përmbushjen e profecive biblike. (6) Shpjegojnë domethënien e vërtetë të ngjarjeve botërore. (7) Tregojnë se si t’u bëjmë ballë problemeve të sotme. (8) Tërheqin njerëz të të gjitha shtresave. (9) Qëndrojnë asnjanëse politikisht. Prezanto dy demonstrime të shkurtra, ku secila të tregojë se si mund të nisim biseda, duke përdorur një prej këtyre pikave.
15 min.: «Të tregojmë çmueshmëri për pasuritë e Mbretërisë.»b Të trajtohet nga një plak ose shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Përfshi disa komente se çfarë është vërejtur në zonën tuaj dhe çfarë mund të bëjë kongregacioni për ta përdorur me mençuri literaturën tonë. Nxiti të gjithë që ta kufizojnë porosinë e literaturës vetëm me gjërat që kanë vërtet nevojë. Kujtoju privilegjin që kanë për të kontribuar financiarisht në mbështetje të veprës mbarëbotërore.—Shiko pjesën «Ndaj me të tjerët sipas nevojave të tyre», në Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1996, faqe 3.
Kënga 6 (45), lutja përmbyllëse
Java që fillon më 7 tetor
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Të mbajmë anën e së vërtetës në shkollë. Intervisto një ose dy lajmëtarë të rinj që kanë nisur përsëri shkollën dhe që e kuptojnë nevojën për të kufizuar shoqërinë me shokët e klasës jobesimtarë. Si mendojnë t’i përballojnë sfidat dhe tundimet që paraqesin ceremonitë kombëtare, mbrëmjet e vallëzimit në shkollë, aktivitetet sportive jashtë programit shkollor dhe sjellja e papastër? Përfshi edhe komente për mënyrat që ata po planifikojnë për të dhënë dëshmi në shkollë.
20 min.: «Të shmangim rendjen pas ‘kotësive’.»c Pas diskutimit të paragrafit 4, përfshi komente nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1999, paragrafët 30-32. Gjatë diskutimit të paragrafit 5 përfshi komente nga kutia në faqen 8, e Kullës së Rojës 1 shkurt 1995. Bashkë me paragrafin 6 lexo edhe paragrafin 18 të shtojcës së nëntorit 1999.
Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.