BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/03 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 shtator
  • Java që fillon më 15 shtator
  • Java që fillon më 22 shtator
  • Java që fillon më 29 shtator
  • Java që fillon më 6 tetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 9/03 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 shtator

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Inkurajoji të gjithë të rishikojnë shënimet që morën gjatë programit të asamblesë qarkore të vitit të kaluar të shërbimit për t’u përgatitur për Mbledhjen e Shërbimit që do të mbahet javën tjetër. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime praktike që tregojnë si mund të prezantohet Kulla e Rojës e 15 shtatorit dhe Zgjohuni! e 22 shtatorit. Në njërin nga prezantimet një nxënës ose një prind t’i dëshmojë një mësuesi.

10 min.: «Letra e degës.» Diskutim midis një lajmëtari me përvojë, mundësisht një plak, dhe një lajmëtari më të ri. Lajmëtari i ri e pyet lajmëtarin me përvojë nëse e ka parë letrën e zyrës së degës që gjendet te Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajmëtari me përvojë i tregon se pjesa Letra e degës ndodhej te Shërbimi ynë i Mbretërisë gjatë viteve 60 dhe 70. Pastaj ata diskutojnë letrën, e cila ndodhet në faqen e parë, duke theksuar pikat kryesore.

25 min.: «Të rinj: Ndërtoni një themel të shkëlqyer për të ardhmen!»a Të mbahet nga një plak, duke përdorur pyetjet e caktuara. Kur të trajtosh paragrafin 5, thekso gëzimin dhe bekimet e shërbimit në kohë të plotë.

Kënga 27 (221), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 shtator

Kënga 11 (85)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

10 min.: «Studimi i librit Të adhurojmë Perëndinë.» Fjalim nga një mbikëqyrës i studimit të librit. Drejtoje vëmendjen te programi i studimit. Kur të trajtosh paragrafin e katërt, përfshi komente nga libri Shkolla e Shërbimit, faqja 28, paragrafi 1 dhe faqja 70.

25 min.: «Ki besim te Jehovai dhe bëj të mira.» (Psal. 37:3, BR) Diskutim me auditorin, bazuar te pyetjet e mëposhtme, të cilat theksojnë pikat kyçe nga programi i asamblesë qarkore të vitit të kaluar të shërbimit. Ftoje auditorin të komentojë se si arritën t’i zbatonin pikat kyçe për vete dhe si familje. Nxirr në pah këto pjesë të programit: (1) «Të shfaqim besim te Jehovai.» Përse është jetësore të shfaqim besim te Jehovai në të gjitha fushat e jetës? (it-2-E f. 521) Si na ndihmon Treguesi i botimeve Watch Tower? (2) «Të ruhemi nga kotësitë e jetës.» (Ekl. 2:4-8, 11) Nga cilat gjëra të kota duhet të ruhemi, dhe si mund ta bëjmë këtë? (3) «Të shmangim të keqen, të jemi bërës të së mirës.» Përse është jetësore t’u përmbahemi normave të Jehovait? (Isa. 5:20) Cilat vepra të mira duhet të bëjmë rregullisht? (4) «Të vazhdojmë të jemi të sigurt për mbështetjen e Jehovait.» Çfarë do të na ndihmojë të qëndrojmë të patundur përballë sprovave dhe tundimeve? Përse duhet t’i lëmë disa gjëra në duart e Jehovait? (5) «A do të konsideroheni të denjë për Mbretërinë e Perëndisë?» (Kolos. 1:10) Cilët shembuj biblikë na nxitin të vazhdojmë të ecim denjësisht për Jehovain? (6) «Të kemi besim te premtimet e Jehovait.» Si do të ndikojë ky besim në jetën tonë?

Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 shtator

Kënga 4 (43)

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 tetorit dhe Zgjohuni! e 8 tetorit. Të demonstrohet se një plak dhe një vëlla me shëndet të dobët po japin dëshmi me telefon.

15 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Mbikëqyrësi i shërbimit rishikon pika të rëndësishme nga raporti i kongregacionit për vitin e shërbimit 2003. Lavdëroje kongregacionin për gjërat e mira që ka kryer. Përfshi pika të përshtatshme nga raporti i fundit i mbikëqyrësit qarkor. Përmend një ose dy synime për t’u arritur vitin e ardhshëm.

20 min.: A i pranon Perëndia të gjitha fetë? Diskutim me auditorin. Diskuto se si mund të arsyetojmë për këtë pyetje me dikë, duke përdorur pikat e mëposhtme. (1) 2 Kor. 4:4; 1 Kor. 10:20: Satana Djalli është nxitësi i rrëmujës fetare. (2) Mar. 7:6,7: Pavarësisht se kë pohon që adhuron një grup fetar, adhurimi i tij është i kotë nëse ndjek doktrinat e njerëzve në vend të Fjalës së frymëzuar të Perëndisë. (3) Rom. 10:2, 3: Fakti që njerëzit e kanë Fjalën e shkruar të Perëndisë, nuk do të thotë që kanë njohurinë e saktë se çfarë përmban ajo, sepse nuk i kanë mësuar siç duhet. Ndoshta mendojnë se kanë zell për Perëndinë, por nuk po bëjnë çfarë kërkon ai. (4) Si mund ta dijë dikush se cila është feja e vërtetë? Duke pyetur: Ku bazohen mësimet e saj? (2 Tim. 3:16; Mar. 7:7) A e bën të njohur emrin e Perëndisë? (Gjoni 17:6) A e duan anëtarët e saj me të vërtetë njëri-tjetrin? (Gjoni 13 :35) A janë anëtarët e saj dëshmitarë aktivë të Mbretërisë së Perëndisë? (Mat. 24:14; Vep. 5:42; 20:20)

Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 shtator

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shtator. Përmend ofertën e literaturës për muajin tetor. Përgatit një demonstrim të shkurtër se si të fillohet një studim biblik me broshurën Çfarë kërkon?

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Vishuni me përulësinë.»b Kërkoji auditorit të komentojë si zbatohen shkrimet.

Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 6 tetor

Kënga 16 (143)

10 min.: Njoftime lokale. Këtë muaj po bëjmë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Rishiko shkurtimisht Shërbimi ynë i Mbretërisë maj 2002, faqja 1, paragrafi 1.

15 min.: «Sigurohu që përparësitë të jenë në vendin e duhur!» Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në artikullin e Kullës së Rojës, 1 shtator 1998, faqet 19-21. Përmend datat e ngjarjeve teokratike që janë programuar për muajt e ardhshëm dhe inkurajoji të gjithë që t’i shënojnë këto data në kalendar. Ftoje auditorin të komentojë se çfarë bëjnë që të mos mungojnë në këto ngjarje teokratike.

20 min.: Të përballojmë me guxim presionin e bashkëmoshatarëve. Intervisto një plak ose një shërbëtor ndihmës që është rritur në një shtëpi të krishterë. Shiko disa pika të zgjedhura nga Kulla e Rojës, 15 shkurt 2003. Çfarë presioni haste vëllai në shkollë? (f. 24 par. 3; f. 25 par. 4-5) A pati ndonjë ndikim të dëmshëm nga të tjerët? (f. 26 par. 4-6) Si i rritur që është, a ndeshet përsëri me presionin e bashkëmoshatarëve? Çfarë e ka ndihmuar t’i rezistojë presionit të bashkëmoshatarëve për të mos iu përshtatur normave të tyre? Përfundo me një fjalim të shkurtër bazuar në Kullën e Rojës, 1 gusht 1999, faqet 24-25, duke theksuar dobitë që vijnë kur kemi një shoqëri të shëndetshme.

Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo