Si të fillojmë studime me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shumë nga ne do ta drejtonin me kënaqësi një studim biblik, nëse do të kishin mundësi të nisnin një të tillë. Libri i ri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, mund të na ndihmojë. Parathënia në faqet 3-7, është përgatitur për ta përfshirë të zotin e shtëpisë në një bisedë biblike duke përdorur këtë botim. Edhe për ata që s’kanë shumë përvojë në shërbim, do të jetë e lehtë që ta përdorin librin për të filluar studime.
◼ Mund të provosh këtë metodë, duke përdorur faqen 3:
Pasi të përmendësh një lajm ose një problem që shqetëson njerëzit në territor, drejtoje vëmendjen e të zotit të shtëpisë te pyetjet me shkronja të zeza në faqen 3 dhe ftoje që t’i komentojë. Pastaj kalo te faqet 4 dhe 5.
◼ Ose mund të duash të fillosh duke treguar faqet 4 dhe 5:
Mund të thuash: «A s’do të ishte bukur, po të ndodhnin vërtet ndryshimet që përshkruhen këtu?» Ose mund të pyesësh: «Cili nga këto premtime do të donit të përmbushej?» Dëgjoje me vëmendje përgjigjen.
Në qoftë se të zotit të shtëpisë i intereson veçanërisht një shkrim që citohet aty, shpjegoji atë që mëson Bibla rreth këtij argumenti, duke shqyrtuar paragrafët në libër që shqyrtojnë shkrimin. (Shih kutinë në këtë faqe të shtojcës.) Trajtoje materialin siç do të bëje në një studim biblik. Këtë mund ta bësh për pesë a dhjetë minuta që në vizitën e parë, te dera e shtëpisë.
◼ Një metodë tjetër është ta nxitësh individin të shprehet, duke përdorur faqen 6:
Drejtoje vëmendjen e të zotit të shtëpisë te pyetjet që ndodhen në fund të faqes, dhe pyete: «A i keni bërë ndonjëherë këto pyetje?» Nëse ai ose ajo shpreh interes për njërën nga pyetjet, kalo te paragrafët e librit që i përgjigjen pyetjes. (Shih kutinë në këtë faqe të shtojcës.) Ndërkohë që shqyrtoni së bashku materialin, faktikisht po drejtoni një studim biblik.
◼ Mund ta përdorësh faqen 7 për të demonstruar një studim biblik:
Lexo tri fjalitë e para në këtë faqe, pastaj kalo te kapitulli i tretë dhe demonstro si bëhet studimi, duke përdorur paragrafët 1-3. Merr masa që të kthehesh për të shqyrtuar përgjigjet e pyetjeve që janë në paragrafin 3.
◼ Si t’i thuash për t’u kthyer?:
Kur drejton për herë të parë studimin, merr masa që të kthehesh për të vazhduar bisedën. Mund të thuash thjesht: «Vetëm për disa minuta, pamë se çfarë mëson Bibla për një temë të rëndësishme. Herën tjetër mund të shqyrtojmë [lër një pyetje për ta shqyrtuar]. A të kaloj në të njëjtin orar javën tjetër?»
Ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë kohës së caktuar nga Jehovai, ai vazhdon të na pajisë për veprën që duhet të bëjmë. (Mat. 28:19, 20; 2 Tim. 3:17) Le ta përdorim sa më mirë këtë mjet të ri të mrekullueshëm për të filluar studime biblike.
[Kutia në faqen 3]
Shqyrtimi i shkrimeve të faqeve 4 dhe 5
◻ Zbulesa 21:4 (f. 27, 28, par. 1-3)
◻ Isaia 33:24; 35:5, 6 (f. 36, par. 22)
◻ Gjoni 5:28, 29 (f. 72, 73, par. 17-19)
◻ Psalmi 72:16 (f. 34, par. 19)
Përgjigjet e pyetjeve të faqes 6
◻ Pse kemi vuajtje? (f. 108, par. 6-8)
◻ Si t’i përballojmë ankthet e jetës? (f. 184, 185, par. 1-3)
◻ Si ta bëjmë edhe më të lumtur jetën familjare? (f. 143, par. 20)
◻ Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin? (f. 58, 59, par. 5, 6)
◻ A do t’i shohim përsëri njerëzit tanë që kanë vdekur? (f. 72, 73, par. 17-19)
◻ Si mund të sigurohemi se Perëndia do t’i mbajë premtimet që ka bërë për të ardhmen? (f. 25, par. 17)