BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/06 f. 5
  • Ndihmë që gjendet me lehtësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë që gjendet me lehtësi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kongregacioni i krishterë: Një burim ndihme forcuese
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Afroju pleqve për ndihmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 2/06 f. 5

Ndihmë që gjendet me lehtësi

1. Si mund të dobësohemi nga ana frymore?

1 Ana, motër me një bashkëshort jobesimtar dhe me një program pune mjaft të ngarkuar, e kishte mjaft të vështirë të ndiqte rregullisht mbledhjet e krishtere, të dilte në shërbim dhe të studionte Fjalën e Perëndisë. Edhe pse akoma e donte Jehovain, u bë joaktive. Por, sa mirë që mori ndihmën e duhur frymore nga pleqtë që u interesuan.

2. Në ç’mënyrë mund të tregojnë të gjithë të krishterët se janë një ndihmë që gjendet me lehtësi?

2 Kur pranojmë ndihmën frymore të kongregacionit të krishterë do të thotë që mbështetemi te vetë Jehovai. Duke imituar kujdesin e dashur të Jezu Krishtit, pleqtë e kongregacionit kërkojnë raste për t’u dhënë inkurajim dhe ndihmë praktike atyre që frymësisht po hasin vështirësi. (1 Sel. 5:14) Shpeshherë, pikërisht ajo që nevojitet është një fjalë e ëmbël inkurajimi mbështetur në vargjet biblike. Dhe nuk u takon vetëm pleqve të mbështetin ata që janë përkohësisht të dobët nga ana frymore, por të gjithë të krishterëve. Pa dyshim që secili prej nesh e ka provuar fuqinë e një fjale me vend ‘të thënë në kohën e duhur’.​—Prov. 25:11; Isa. 35:3, 4.

3, 4. Çfarë duhet për t’i ndihmuar të tjerët dhe si mund ta arrijmë këtë?

3 Të marrim iniciativën: Që të tregojmë interes të dashur për ata që kanë nevojë për ndihmë, kërkon që të marrim iniciativën, të tregojmë ndjenja të përbashkëta dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar. Kur Jonatani kuptoi se në çfarë situate të vështirë ishte Davidi, ai «u ngrit dhe shkoi te Davidi në Horesh që ta forconte». (1 Sam. 23:15, 16) Ndihmën tonë duhet ta ofrojmë me butësi. Fjalët që dalin nga interesi i sinqertë sjellin rezultate të mira. Për më tepër, Jezui e ilustroi qartë se, për të fituar një vëlla ose një motër frymore duhet të përpiqemi me vendosmëri e me zell. (Luka 15:4) Kur kemi një dëshirë të zjarrtë për të ndihmuar dikë, kjo do të na shtyjë të këmbëngulim në përpjekjet tona edhe atëherë kur ndihma jonë mund të mos sjellë rezultate të menjëhershme.

4 Sa inkurajuese është kur marrim iniciativën për të ftuar të tjerët, si për shembull ata të studimit të librit, që të dalim së bashku në shërbim! Kur ndihmojmë një shërbëtor tjetër të Jehovait që të marrë pjesë në shërbim, mund të përfitojmë nga kjo mundësi për ta forcuar sa më shumë. Koha e këndshme që mund të kalojmë bashkë në shërbim të Jehovait është mjaft inkurajuese sidomos për ata që po rifitojnë ekuilibrin e tyre frymor.

5. Çfarë ndihme mund të japin pleqtë në disa rrethana?

5 Një masë e dashur: Ata që për njëfarë kohe nuk kanë dalë në shërbim ose janë larguar nga kongregacioni, mund të kenë nevojë për më shumë ndihmë që të forcojnë besimin e tyre. Një studim biblik me një botim, si për shembull Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë, T’i afrohemi Jehovait ose Çfarë mëson vërtet Bibla? mund të jetë pikërisht ajo për të cilën ka nevojë. Meqenëse personi është tashmë i pagëzuar, në përgjithësi nuk është e nevojshme që studimi të vazhdojë për një kohë të gjatë. Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet të vëzhgojë me kujdes se kush mund të përfitojë nga kjo masë.​—Shih Kutinë e pyetjes te Shërbimi ynë i Mbretërisë nëntor 1998 dhe nëntor 2000.

6. Si e rifitoi forcën frymore një motër?

6 Ana që përmendëm më sipër, me mirënjohje pranoi propozimin e pleqve që të bënte një studim biblik me një motër të pjekur frymësisht. U deshën vetëm katër herë studim që ajo të afrohej përsëri me Jehovain. Rifilloi të ndiqte mbledhjet dhe iu zgjua dëshira për të lëvduar publikisht Perëndinë Jehova. Motra që i bëri studimin, e ndihmoi edhe në shërbim duke e marrë me vete në studime të tjera biblike, derisa u bë aq e fortë sa të predikonte nga shtëpia në shtëpi. Gjithçka për të cilën kishte nevojë ishte një ndihmë që të rifillonte përsëri.

7. Çfarë të mirash sjell forcimi i të tjerëve nga ana frymore?

7 Forcimi i atyre në nevojë sjell bekime për të gjithë. Ai që merr ndihmën, është i lumtur sepse mund të ketë sërish një marrëdhënie të mirë me Jehovain dhe mund të përfshihet në aktivitetet e organizatës së Tij. Pleqtë gëzohen kur shohin një përparim të tillë frymor. (Luka 15:5, 6) Pjesëtarët e kongregacionit lidhen më ngushtë e janë në unitet, pasi të gjithë tregojnë interes të dashur për njëri-tjetrin. (Kolos. 3:12-14) Pra, kemi arsye të forta për të imituar Jehovain, i cili është një ndihmë që gjendet me lehtësi!​—Efes. 5:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo