Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 korrik
«Shumë nga ne nuk dinë si ta ngushëllojnë një mik që ka sëmundje të rëndë ose të keqe. Çfarë mendoni për këtë këshillë? [Lexojmë Jakovin 1:19. Pastaj presim përgjigjen.] Ky artikull jep disa këshilla praktike që bazohen në parimet biblike.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Zgjohuni! korrik
Me krizën ekonomike që sa vjen e thellohet, shumë njerëz mendojnë se kjo këshillë mund t’i ndihmojë. [Lexo Lukën 14:28] Vëreni këtë shprehje: «të ulemi më parë që të llogaritim shpenzimet». Si mund ta bëjmë? Kjo shpjegohet në faqen 6 të kësaj reviste, ku jepen sugjerime praktike për të siguruar një buxhet që plotëson nevojat e familjes.
Kulla e Rojës 1 gusht
«Mjaft njerëz kanë frikë se toka do të shkatërrohet nga një luftë bërthamore ose nga ndryshimet e klimës. A mendoni se do të ndodhë ndonjëherë një gjë e tillë? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thotë Bibla për këtë. [Lexojmë Zbulesën 11:18.] Kjo revistë u përgjigjet katër pyetjeve që bëhen më shumë për fundin e botës.»
Zgjohuni! gusht
«Ndoshta keni biseduar më parë me Dëshmitarë të Jehovait. E keni menduar ndonjëherë pse vijmë shtëpi më shtëpi? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Mateun 24:14.] Kemi parë që shumë kanë krijuar ide të gabuara për ne. Kjo revistë shpjegon se cilët janë Dëshmitarët e Jehovait.»