Programi për javën që fillon më 27 qershor
JAVA QË FILLON MË 27 QERSHOR
Kënga 123 dhe lutja
❑ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 5 ¶17-22 (25 min.)
❑ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Psalmet 52-59 (10 min.)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik (20 min.)
❑ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Njoftime. «Sa kohë duhet të llogaris?» Fjalim nga një plak. Pas fjalimit, përdor prezantimin model në faqen 4 për të demonstruar se si mund të fillohet një studim biblik të shtunën e parë të korrikut. Inkurajoji të gjithë të angazhohen në shërbim atë ditë.
10 min.: Të përgatitemi për të ofruar revistat në korrik. Diskutim. Për një ose dy minuta bëj një përmbledhje të disa prej artikujve të revistave. Pastaj zgjidh dy ose tre artikuj dhe ftoje auditorin të sugjerojë pyetje dhe shkrime që mund të përdoren në një prezantim. Të demonstrohet se si të ofrohet secila revistë.
15 min.: Të tregojmë takt kur predikojmë. Diskutim i bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, në faqet 197-199. Të përfshihet një demonstrim ku një lajmëtar i përgjigjet pa takt një kundërshtimi të zakonshëm. Pastaj një demonstrim tjetër ku lajmëtari i përgjigjet të njëjtit kundërshtim me takt.
Kënga 92 dhe lutja