«Sa kohë duhet të llogaris?»
A e keni bërë ndonjëherë këtë pyetje? Në faqet 86-87 të librit Të organizuar, mund të gjeni udhëzime të përgjithshme për këtë. Herë pas here jepen edhe udhëzime shtesë, si për shembull në Kutinë e pyetjes te Shërbimi ynë i Mbretërisë shtator 2008. Meqë rrethanat ndryshojnë, nuk na është dhënë një listë e gjatë rregullash. Prandaj, nuk do të ishte e përshtatshme që pleqtë ose të tjerë të japin udhëzime të tjera.
Nëse lind një pyetje dhe nuk mund të gjendet përgjigjja në botime, çdo lajmëtar mund të pyesë veten: «A ishte kohë e harxhuar në shërbim? Apo ishte kohë e harxhuar me diçka tjetër që në të vërtetë nuk është pjesë e shërbimit?» Koha që shënojmë në raportin tonë të shërbimit çdo muaj, duhet të na japë gëzim e jo të na shkaktojë brejtje ndërgjegjeje. (Vep. 23:1) Sigurisht, shqetësimi ynë kryesor nuk është si të llogaritim kohën, por si ta përdorim kohën me efektshmëri duke qenë të papërtueshëm në shërbim.—Hebr. 6:11.