Dëshmitarët e Jehovait—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë
Dëshmitarët e Jehovait janë organizuar për më tepër se 100 vjet për të përhapur lajmin e mirë. Në fushatën më të madhe të predikimit që ka njohur bota, ne e përhapim këtë mesazh në qindra gjuhë dhe në më shumë se 230 vende. (Mat. 24:14) Pse është e nevojshme kjo vepër? Si po kryhet në shkallë globale? DVD-ja Dëshmitarët e Jehovait—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë u përgjigjet këtyre pyetjeve duke treguar me hollësi për veprën tonë anembanë botës. Pasi të shihni DVD-në, përgjigjjuni pyetjeve më poshtë.
Si jua ka shtuar kjo DVD vlerësimin për (1) përpjekjet që po bën organizata e Jehovait për të predikuar lajmin e mirë (2 Tim. 4:2), (2) familjet Bethel në mbarë botën, (3) stërvitjen që sigurohet për misionarët dhe mbikëqyrësit (2 Tim. 2:2), (4) rëndësinë që ta fillojmë çdo ditë duke shqyrtuar shkrimin e ditës dhe të përgatitemi çdo javë për mbledhjet e kongregacionit (Vep. 17:11), (5) dobitë që nxjerrim nga mbledhjet e krishtere (Hebr. 10:24, 25), (6) bekimet që do të marrim kur të vendoset parajsa në tokë (Isa. 11:9), (7) privilegjin që kemi për të marrë pjesë në veprën e korrjes që po bëhet?—Gjoni 4:35.
Kjo DVD ka treguar se është një mjet i shkëlqyer për t’u bërë të njohur të interesuarve veprën mbarëbotërore që po zhvillohet nga Dëshmitarët e Jehovait. (8) Kur do të ishte mirë t’ua tregonim këtë DVD studentëve biblikë, të afërmve dhe të tjerëve? (9) Çfarë reagimi pozitiv keni vërejtur te njerëzit kur e kanë parë?
Ndërsa mendojmë për atë që po bën Jehovai, ndihemi ashtu siç u shpreh psalmisti në këtë varg: «Ti ke bërë shumë gjëra. O Jehova, Perëndia im, ti ke bërë gjithë ato vepra të mrekullueshme dhe ke menduar shumë për ne. Asnjë s’krahasohet me ty.» (Psal. 40:5) Le ta përdorim sa më mirë këtë DVD për t’i ndihmuar të tjerët ta vlerësojnë Jehovain dhe organizatën e tij!