Fushata më e madhe e predikimit që ka parë bota!
Jemi të kënaqur që së shpejti do të kemi në gjuhën shqipe DVD-në Dëshmitarët e Jehovait—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë. Sapo të vihet në dispozicion nëpër kongregacione, do të kemi mundësi ta shohim e ta diskutojmë në kongregacion me ndihmën e pjesës vijuese.
Për më shumë se 100 vjet Dëshmitarët e Jehovait janë organizuar për të përhapur lajmin e mirë. (1 Kor. 9:23) Mesazhin e fushatës më të madhe të predikimit që ka parë bota, e japim në qindra gjuhë. E kemi çuar në më shumë se 230 vende. (Mat. 24:14) Po përse është kaq e nevojshme? Dhe si po përmbushet në shkallë botërore?
DVD-ja Dëshmitarët e Jehovait—Të organizuar për të përhapur lajmin e mirë u përgjigjet këtyre pyetjeve duke dhënë një pamje të hollësishme të të gjitha aspekteve të veprimtarisë tonë ndërkombëtare. Ndërsa e shihni, provoni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve: (1) Si organizohet dhe drejtohet veprimtaria jonë? (2) Çfarë roli luan Reparti i Shkrimit, Reparti për Mbështetjen e Përkthimit, Reparti i Artit dhe Reparti i Audio/Videos? (3) Cili është qëllimi i punës kolosale që bëhet për shtypjen dhe dërgimin e botimeve? (Gjoni 17:3) (4) Sa botime dalin çdo vit? (5) Çfarë rezultatesh kanë sjellë botimet tona me bazë biblike? (Hebr. 4:12) (6) Çfarë është bërë që edhe ata me probleme shikimi ose dëgjimi të mund të marrin njohuri për Perëndinë? (7) Si financohet vepra jonë? (8) Si përfitojmë nga puna e Shërbimit të Informacioneve Shëndetësore, Repartit të Shërbimit dhe e Repartit të Kongresit? (9) Si Dëshmitarë të Jehovait, si jua ka rritur kjo DVD vlerësimin për: (a) përpjekjet që po bën organizata e Jehovait për të predikuar lajmin e mirë? (b) më shumë se 100 familjet Bethel në mbarë botën? (c) stërvitjen që sigurohet për mbikëqyrësit dhe misionarët? (d) rëndësinë që ka ta fillojmë çdo ditë duke shqyrtuar shkrimin e ditës dhe të përgatitemi çdo javë për mbledhjet e kongregacionit? (e) dobitë që nxjerrim nga mbledhjet e krishtere? (f) atë që do të sjellë Parajsa në tokë? (Isa. 11:9) (g) pjesën që ka gjithsecili në veprën e korrjes që po bëhet?—Gjoni 4:35.
Çfarë reagimi pozitiv keni parë te të afërmit, të njohurit, rivizitat dhe studimet biblike kur kanë parë këtë DVD? Pse të mos flisni edhe me të tjerë për këtë DVD dhe për lajmin e mirë pa humbur kohë?—Mat. 28:19, 20.