Programi për javën që fillon më 28 nëntor
JAVA QË FILLON MË 28 NËNTOR
Kënga 26 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 13 ¶8-16, kutia në f. 105 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Kënga e Solomonit 1-8 (10 min.)
Nr. 1: Kënga e Solomonit 1:1-17 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Pse Dëshmitarët e Jehovait thonë se ditët e fundit filluan në vitin 1914?—rs f. 86 ¶3–f. 87 ¶3 (5 min.)
Nr. 3: Si mund të fitojmë respektin e të tjerëve? (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Njoftime. Duke përdorur prezantimin model në faqen 4, të demonstrohet se si mund të fillohet një studim biblik të shtunën e parë të dhjetorit. Inkurajoji të gjithë të angazhohen në shërbim atë ditë.
15 min.: «Cilësia më e rëndësishme e një mësuesi të mirë.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Ftoje auditorin të komentojnë se si i ka ndihmuar të përparojnë frymësisht dashuria që u ka treguar mësuesi i tyre biblik.
10 min.: Disa sugjerime për të ofruar revistat në dhjetor. Diskutim. Për një ose dy minuta, fol për disa artikuj që do të ngjallnin interesin e njerëzve në territorin tuaj. Pastaj, duke përdorur serinë e artikujve të revistës Kulla e Rojës, ftoje auditorin të sugjerojë ndonjë pyetje që ngjall interes dhe pastaj ndonjë shkrim që mund të lexohet. Bëj të njëjtën gjë me serinë e artikujve të revistës Zgjohuni! dhe, nëse lejon koha, vazhdo edhe me ndonjë artikull tjetër nga cilado prej revistave. Të demonstrohet se si mund të ofrohet secila revistë.
Kënga 63 dhe lutja