T’u predikojmë ‘njerëzve të çdo lloji’
1. Si ngjasojnë ungjillëzuesit e efektshëm me zejtarët e zotë?
1 Një zejtar i zoti ka mjaft vegla dhe ai e di se kur dhe si ta përdorë secilën prej tyre. Po kështu, ne kemi mjete të ndryshme që na ndihmojnë të përmbushim veprën tonë si ungjillëzues. Për shembull, janë botuar broshura me një shumëllojshmëri temash që të na ndihmojnë t’u predikojmë ‘njerëzve të çdo lloji’. (1 Kor. 9:22) Në shtojcën e këtij numri renditen disa prej këtyre broshurave, shpjegohet se për cilët janë dhe sugjerohet si mund të prezantohen.
2. Kur mund t’i përdorim broshurat në shërbim?
2 Kur t’i përdorim broshurat? Një zejtar e përdor një vegël sa herë është e nevojshme. Edhe ne mund ta ofrojmë një broshurë sa herë mendojmë që dikush do të nxjerrë dobi prej saj, jo vetëm kur është ofertë e muajit. Për shembull, nëse oferta e muajit është libri Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe po predikojmë në një vend jo të krishterë ku njerëzit nuk kanë interes për Biblën, mund të jetë më mirë të ofrojmë një broshurë të përshtatshme. Pastaj, pasi u kemi grishur interesin, u prezantojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
3. Pse duhet të aftësohemi në përdorimin e mjeteve të predikimit?
3 Shkrimet i lavdërojnë ata që janë të zotë në punën e tyre. (Prov. 22:29) Sigurisht, asnjë punë nuk është më e rëndësishme se ‘vepra e shenjtë e lajmit të mirë’. (Rom. 15:16) Që të jemi ‘punëtorë që s’ka pse t’u vijë turp për asgjë’, duhet të përpiqemi t’i përdorim me sa më shumë mjeshtëri mjetet tona.—2 Tim. 2:15.