BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/12 f. 1
  • Të përdorim një metodë të efektshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të përdorim një metodë të efektshme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Le ‘të mbetemi në fjalën e Jezuit’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • «Ofroni një nga numrat e kaluar të revistave ose një broshurë me një argument që mund t’i interesojë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • T’u predikojmë ‘njerëzve të çdo lloji’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • A e vlerësoni literaturën tonë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 9/12 f. 1

Të përdorim një metodë të efektshme

1. Çfarë mësojmë nga metodat e ndryshme që përdornin të krishterët e hershëm?

1 Të krishterët e hershëm ua jepnin lajmin e mirë njerëzve të kulturave dhe feve të ndryshme. (Kolos. 1:23) Megjithëse mesazhi ishte i njëjti, domethënë Mbretëria e Perëndisë, metoda e predikimit ndryshonte në varësi të auditorit. Për shembull, kur foli me judenjtë që kishin respekt të thellë për Shkrimet, Pjetri filloi duke cituar profetin Joel. (Vep. 2:14-17) Nga ana tjetër, vini re si arsyetoi Pavli me grekët te Veprat 17:22-31. Sot, në disa territore, njerëzit kanë respekt për Shkrimet dhe mund ta përdorim pa problem Biblën kur predikojmë nga shtëpia në shtëpi. Megjithatë, mund të jetë e nevojshme të tregohemi më të matur kur flasim me ata që nuk u intereson Bibla a feja ose me ata që nuk i përkasin një feje të krishterë.

2. Si mund ta përdorim ofertën e literaturës për të ndihmuar ata që e vlerësojnë Biblën? Po ata që nuk e vlerësojnë?

2 Ta përdorim sa më mirë ofertën e literaturës: Ofertat e literaturës për këtë vit shërbimi do të ndryshojnë çdo dy muaj dhe mund të jenë revista, fletushka e broshura. Nëse në përgjithësi njerëzit në territor nuk kanë interes për Biblën, atëherë mund t’u prezantojmë diçka që u ngjall interes. Edhe nëse nuk lexojmë një shkrim që në vizitën e parë ose nuk e përmendim Biblën, kur i zoti i shtëpisë tregon interes, mund të kthehemi me synimin për ta ndihmuar të krijojë besim te Krijuesi dhe te Fjala e tij e frymëzuar. Nga ana tjetër, nëse u predikojmë atyre që kanë vlerësim për Biblën, mund të përdorim atë literaturë dhe metodë predikimi që pasqyron këtë vlerësim. Në fakt, mund të ofrojmë në çdo rast librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose broshurën Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë, pavarësisht nga oferta e muajit. Rëndësi ka të përdorim një metodë të efektshme.

3. Në ç’kuptim zemrat e njerëzve në territor janë si toka?

3 Të përgatitim terrenin: Zemra e njeriut është si toka. (Mar. 4:26) Disa kanë nevojë për më tepër përgatitje para se fara e së vërtetës biblike të zërë rrënjë dhe të rritet. Ungjillëzuesit e shekullit të parë mbollën me sukses në çdo lloj toke, dhe kjo u dha kënaqësi e gëzim. (Vep. 13:48, 52) Mund të kemi të njëjtin sukses po t’i kushtojmë vëmendje metodës sonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo