Programi për javën që fillon më 26 janar
JAVA QË FILLON MË 26 JANAR
Kënga 99 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 19 ¶9-17 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Gjykatësit 5-7 (8 min.)
Nr. 1: Gjykatësit 7:12-25 (3 min. ose më pak)
Nr. 2: Amnoni—Tema: Dashuria erotike egoiste është shkatërruese—it (5 min.)
Nr. 3: Mënyra në të cilat mësojmë për Jehovain—igw f. 5 ¶1-4 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
Tema e muajit: ‘Shërbe si skllav për Zotërinë me përulësinë më të madhe.’—Vep. 20:19.
10 min.: Oferta e literaturës për janarin dhe shkurtin. Diskutim. Ftoje auditorin të tregojnë nga përvojat inkurajuese që kanë pasur ndërsa ofronin broshurën A u krijua jeta? Të bëhet një demonstrim i shkurtër ku tregohet si të ofrohet broshura. Më pas të diskutohet artikulli «Pse të nisemi pa vonuar?»
10 min.: Pleq që shërbejnë si skllevër për Zotërinë—Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës. Intervistë me drejtuesin e Studimit të Kullës së Rojës, bazuar në këto pyetje: çfarë përfshin ky caktim? Si përgatitesh për Studimin e Kullës së Rojës? Pse është e vështirë t’ia japësh fjalën çdo personi që ngre dorën? Si ndihmojnë lexuesi, ata që komentojnë dhe mikrofonistët që Studimi i Kullës së Rojës të jetë dobiprurës dhe i këndshëm? Si të ndihmoi Shkolla e Shërbimit të Mbretërisë ta përmbushësh sa më mirë këtë përgjegjësi të rëndësishme?
10 min.: «Të përdorim jw.org në shërbim—‘Bëhu mik i Jehovait’.» Diskutim. Fol për disa nga pjesët e kësaj rubrike në sitin tonë dhe vër një prej tyre që ta dëgjojë auditori. Ftoji të pranishmit të sugjerojnë mënyra si mund ta përdorin «Bëhu mik i Jehovait» kur dëshmojnë nga shtëpia në shtëpi, publikisht ose në mënyrë joformale.
Kënga 135 dhe lutja