Pse të nisemi pa vonuar?
Në mbledhjet për shërbim, jemi mes vëllezërve dhe është e natyrshme që duam të rrimë e të bisedojmë me ta. Sidoqoftë, kur mbledhja përfundon, duhet të përpiqemi të nisemi pa vonuar për në territor. Vepra jonë e predikimit është urgjente. (2 Tim. 4:2) Sa më shumë të vonohemi, aq më pak kohë do të na mbetet për shërbimin. Do të kemi plot mundësi për të gëzuar shoqërinë ndërtuese të bashkëbesimtarëve kur të jemi me ta në shërbim. Nëse nisemi për në shërbim pa humbur kohë, tregojmë se jemi të papërtuar teksa shërbejmë si skllevër për Jehovain dhe Birin e tij.—Rom. 12:11.