Ide për prezantimin e revistave
Kulla e Rojës 1 korrik
«Jeta sot është shumë e pasigurt dhe kjo na shkakton ankth. Krishti ka thënë një këshillë të mençur për ankthin. [Lexo Mateun 6:25.] A mendoni se kjo këshillë na ndihmon ta pakësojmë ankthin? [Lëre të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon se, po t’i zbatojmë parimet e Biblës, mund ta pakësojmë ankthin për paratë, hallet e shtëpisë dhe për probleme të tjera.»
Zgjohuni! korrik
«Duket sikur problemet e shumta që kemi sot na e marrin shpirtin, apo jo? [Lëre të përgjigjet.] Një fjalë e urtë thotë të mos e lëshojmë veten kur hasim vështirësi. [Lexo Proverbat 24:10.] Kjo revistë ka sugjerime praktike si t’ia bëjmë në mes të rrethanave të vështira. Ka edhe përvoja reale të disave që po i zbatojnë këto sugjerime.»