BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w24 janar f. 19
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Filipi pagëzon një zyrtar etiopas
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Shpallën «lajmin e mirë për Jezuin»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Filipi: Një ungjilltar i zellshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Ndihmë për të kuptuar Biblën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
w24 janar f. 19
Ndërsa etiopasi udhëton me një karrocë me katër rrota që e nget një karrocier, Filipi është ulur pranë tij dhe i shpjegon Shkrimet.

A e dini?

Çfarë lloj mjeti për transport po përdorte eunuku etiopas kur iu afrua Filipi?

Fjala e gjuhës origjinale që përkthehet «karrocë» në Përkthimin Bota e Re, mund të përdoret për disa lloje mjetesh transporti. (Vep. 8:28, 29, 38) Mirëpo me sa duket, mjeti me të cilin po udhëtonte etiopasi ishte më i madh sesa një karrocë ushtarake ose garash. Ja disa arsye pse dalim në këtë përfundim.

Etiopasi ishte një zyrtar i lartë që kishte bërë një udhëtim të gjatë. Ai ishte «një njeri me autoritet në shërbim të kandakes, mbretëreshës së etiopasve, e cila e kishte emëruar mbi gjithë thesarin e saj». (Vep. 8:27) Territori i Etiopisë së lashtë përfshinte Sudanin e sotëm dhe pjesën më jugore të Egjiptit të sotëm. Pra, ndonëse mund të mos ketë udhëtuar gjithë rrugës me të njëjtin mjet transporti, etiopasi duhej të kishte marrë shumë gjëra me vete për këtë udhëtim të gjatë. Ndër mjetet e transportit për pasagjerët në shekullin e parë ishin edhe karrocat e mbuluara me katër rrota. Një botim (Acts—An Exegetical Commentary) thotë: «Këto lloj karrocash mbanin më shumë gjëra, ishin më të rehatshme e mund të përdoreshin për udhëtime më të gjata.»

Etiopasi po lexonte kur iu afrua Filipi. Bibla thotë: «Filipi vrapoi afër saj dhe dëgjoi eunukun tek lexonte me zë librin e profetit Isaia.» (Vep. 8:30) Karrocat e udhëtimit nuk ishin mjete të shpejta transporti. Ritmi i tyre më i ngadaltë jo vetëm që ia bënte më të lehtë eunukut të lexonte, por edhe i dha mundësi Filipit që ta arrinte në këmbë karrocën.

Etiopasi «e ftoi Filipin të hipte e të ulej me të». (Vep. 8:31) Në një karrocë të zakonshme garash nuk kishte vend për t’u ulur. Ama, në një karrocë udhëtimi kishte hapësirë që të uleshin edhe eunuku, edhe Filipi.

Prandaj, në harmoni me fjalët e kapitullit 8 të Veprave që u shkruan nën frymëzim dhe me dëshmitë historike që ekzistojnë, kohët e fundit figurat e botimeve tona e kanë paraqitur eunukun etiopas duke udhëtuar me një karrocë më të madhe sesa karrocat ushtarake ose të garave.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo