BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 39
  • Brumbulli me kurriz të hekurt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Brumbulli me kurriz të hekurt
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Mbulesa e brumbullit Cyphochilus
    Zgjohuni!—2009
  • Sistemi spërkatës i brumbullit
    Zgjohuni!—2008
  • Xhevahire të gjalla të botës së insekteve
    Zgjohuni!—2004
  • Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
A është projektuar?
ijwwd kap. 39
Brumbulli i hekurt.

Heather Broccard-Bell/iStock via Getty Images

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Brumbulli me kurriz të hekurt

Brumbulli i hekurt (Phloeodes diabolicus) jeton në perëndim të Amerikës së Veriut. Sipas disa studiuesve, ky brumbull mund të përballojë një peshë sa afro 39.000-fishi i trupit të tij, e madje mund të mbijetojë edhe nëse e shtyp makina. Si është e mundur që ky brumbull të durojë ngarkesa të tilla?

Kurrizi i brumbullit bashkohet në disa pika me pjesën e barkut. Një nga këto pika bashkimi i reziston mjaft mirë shtypjes dhe nuk deformohet, duke mbrojtur kështu organet jetësore. Një tjetër pikë bashkimi është pak më e butë, prandaj deformohet më kollaj. Kurse pika e tretë e bashkimit bën të mundur që kurrizi i brumbullit të lëvizë. Falë elasticitetit të kësaj pike bashkimi, ky insekt mund të futet nën lëvoret e pemëve ose të struket nëpër të çarat e ngushta të shkëmbinjve.

Veç kësaj, në zonën qendrore të kurrizit, brumbulli ka zgjatime të shumta në formë petëzash. Këto futen te njëra-tjetra si pjesët e një pazëlli dhe bëjnë të mundur shpërndarjen e peshës. Petëzat përbëhen nga disa shtresa që ngjiten me njëra-tjetrën nga një lëndë proteinike. Kur mbi lëndën proteinike ushtrohet presion, formohen plasaritje të vogla që vetëshërohen, dhe kështu petëzat mund ta përballojnë shtypjen pa u shpërbërë.

Diagram i brumbullit të hekurt. Prerja tërthore tregon pikat ku bashkohen kurrizi dhe barku i tij, si dhe petëzat që puthiten në zonën qendrore të tij.

Petëzat puthiten me njëra-tjetrën si pjesët e një pazëlli

Shigjetat e kuqe tregojnë pikat e bashkimit të kurrizit me pjesën e barkut të brumbullit. Shigjeta gri tregon si përputhen petëzat në zonën qendrore të kurrizit.

Sipas studiuesve, brumbulli i hekurt mund të jetë burim frymëzimi për projektimin e strukturave rezistente ndaj shtypjes ose përplasjes, të tilla si ura, ndërtesa dhe automjete.

Si mendon? A erdhi me evolucion struktura e hekurt e kurrizit të këtij brumbulli? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo