BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/09 f. 24
  • Mbulesa e brumbullit Cyphochilus

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbulesa e brumbullit Cyphochilus
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Brumbulli me kurriz të hekurt
    A është projektuar?
  • Sistemi spërkatës i brumbullit
    Zgjohuni!—2008
  • Xhevahire të gjalla të botës së insekteve
    Zgjohuni!—2004
  • Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 5/09 f. 24

A është projektuar?

Mbulesa e brumbullit Cyphochilus

◼ Mbulesa në kurrizin e brumbullit Cyphochilus ka luspa që vendosen pjesërisht sipër njëra-tjetrës e që janë dhjetë herë më të holla se fija e flokut. «Kur i pashë me mikroskop elektronik, m’u duk sikur para meje u hap një botë tjetër,—thotë dr. Pit Vukusiçi, pranë Universitetit të Ekseterit në Britani.—Ishte e mahnitshme.»

Shqyrtoni faktet: Ajo që zbuloi Vukusiçi shpjegon përse mbulesa e brumbullit ka ngjyrë të bardhë të ndritshme, dhe kjo s’ka të bëjë fare me ndonjë pigment. Sekreti është te përmasat e fijezave që kanë luspat dhe te largësia midis fijezave. Kjo strukturë e shpërhap dritën jashtëzakonisht mirë. «Lëndët minerale, si ato që përdoren në industri për cipën që vesh letrat me cilësi të lartë, që vesh plastikën e që përdoret në disa bojëra, duhet të jenë të trasha dyfish që të jenë aq të bardha»,—thuhet në Science Daily.

Shkencëtarët mendojnë se mbulesa e brumbullit Cyphochilus e ndihmon atë të bëhet njësh me një kërpudhë të bardhë, ku gjendet shpesh. Gjithsesi, specialistëve u intereson më tepër si ta shfrytëzojnë sekretin e ngjyrës së këtij brumbulli të vogël, për shembull, për krijimin e materialeve sintetike tejet të bardha. Vukusiçi thotë se gjëra të tilla si, letrat për të shkruar, ngjyra e dhëmbëve tanë, madje edhe shkëlqimi i dritave, «do të përmirësohen ndjeshëm nëse teknologjia mund të përvetësojë e të zbatojë idetë që gjenden në projektin e brumbullit».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë mbulesa e bardhë e brumbullit Cyphochilus apo është projektuar?

[Figura në faqen 24]

Brumbulli «Cyphochilus» s’është më i madh se maja e gishtit (fotografi e zmadhuar)

[Burimi]

Departamenti i Entomologjisë, Universiteti Kasetsart, Bangkok

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo