BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2004
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 7/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Siguria e kafshëve shtëpiake Në artikullin «A janë të sigurt fëmijët me qenin tuaj?» (8 korrik 1997, angl.), ju sugjeronit që kanistra e qenit të vendosej në kuzhinë. Por në artikuj të mëparshëm ju keni thënë se duhet të shmangim praninë e qenve në zonat ku gatuhet ushqimi për arsye higjienike.

R. H., Spanjë

E vlerësojmë këtë vërejtje. Artikulli ynë po përqendrohej mbi sigurinë e fëmijëve dhe çështjet higjienike nuk ishin trajtuar. Prandaj do të sugjeronim që lexuesit të shqyrtojnë artikullin «Bëjeni të sigurt ngrënien tuaj» (22 qershor 1989, angl.) ku thuhej: «Qentë dhe kafshët e tjera duhen mbajtur larg zonave të përgatitjes së ushqimit.» Ndoshta një kolibe jashtë ose një dhomë jashtë kuzhinës do të ishte vend më i përshtatshëm për kanistrën e një qeni.—BOT.

Jeta në Australi Dua t’ju falënderoj shumë për artikullin e ngrohtë e megjithatë të gjallë mbi Australinë, me titull «Jeta është ndryshe në Australi». (8 tetor 1997, angl.) Edhe pse kam lexuar shumë për këtë vend magjepsës e mjaft interesant, artikulli juaj më ndihmoi të kuptoja se sa mirënjohës duhet t’i jemi Jehovait për krijimin e tij të mrekullueshëm.

L. K., Gjermani

Një parajsë pa probleme Ju jam kaq mirënjohës për seritë e artikujve «Një parajsë pa probleme: Kur?». (8 tetor 1997, angl.) Gjyshja ime vdiq para se të lindja unë. Ajo vdiq nga kanceri. Por në parajsë nuk do të ketë më sëmundje. Ky artikull më inkurajoi të qëndroj besimplotë që të mund ta shoh atë në parajsë.

M. J., Trinidad

Gjumi i kafshëve Dua të shpreh vlerësimin tim për artikullin «Sekretet e gjumit të kafshëve». (8 tetor 1997, angl.) Ishte me humor dhe mësova disa gjëra të mrekullueshme rreth krijimit.

J. G., Porto Riko

Në shtëpi kam një peshk dhe kam dashur gjithnjë të di nëse peshqit flenë. Prandaj isha e lumtur që zbulova se kur e shoh që pothuaj nuk lëviz fare, ai vetëm sa po pushon pak.

A. P. L. M., Brazil

Dhimbje këmbësh Artikulli juaj «Ndihmë për dhimbjen e këmbëve» (8 tetor 1997, angl.) duket se është shkruar kryesisht duke pasur parasysh gratë. Megjithatë, disa ditë pasi lexova artikullin, burri im u ankua se i dhimbnin këmbët, siç ka bërë për shtatë vjetët e kaluara. Me artikullin në mendje shkuam në një dyqan këpucësh. S’keni për ta besuar, por ai mbante këpucë me numër 38 mesatare kur kishte nevojë për këpucë me numër 39 të gjera. Që tani ka ndier lehtësim, falë revistës Zgjohuni!

S. J., Shtetet e Bashkuara

Qëndroj në këmbë pothuajse gjithë ditën në punë dhe po filloja të kisha probleme, sepse vishja këpucë me taka të larta. Këtë muaj po shërbej si pioniere ndihmëse (ungjillëzuese gjysmë kohe) dhe falë artikullit bleva tri palë këpucë komode. Ju faleminderit që interesoheni për shëndetin tonë dhe që na mbani të informuar.

K. L., Gjermani

Lufta dhe fëmijët Faleminderit shumë për seritë e artikujve «Efektet e luftës mbi fëmijët». (22 tetor 1997, angl.) Ato na ndihmojnë me të vërtetë për të kuptuar se sa shumë kemi nevojë për Mbretërinë e Jehovait që të sjellë fundin e efekteve shkretuese të luftës. Artikujt të hapin vërtet sytë, duke na treguar mizoritë ndaj të cilave shumë prej nesh në vende të tjera nuk jemi të vetëdijshëm.

Y. K., Angli

Nuk më pëlqen të lexoj për keqtrajtimin e fëmijëve. Pikërisht në këto momente lotët i kam në sy. Më neveritet kur e shoh botën tek zhvillohet në një shoqëri të pamend njerëzish apatikë. Ju lavdëroj për çiltërsinë tuaj në paraqitjen e këtij artikulli që të hap sytë.

K. E., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo