BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Një kopsht mbarëbotëror Duhet t’ju them faleminderit për seritë shumë të bukura «Një kopsht mbarëbotëror: Ëndërr apo realitet i së ardhmes?». (prill⁠-⁠qershor 1997) Po, kopshtet dhe ngjyrat mund të ndikojnë në shëndetin tonë dhe na bëjnë të ndihemi të gëzuar. Më pëlqeu shumë pjesa e titulluar «Rruga për t’u kthyer në Parajsë». Ato pak fjalë ishin kaq inkurajuese, si një ftesë që thotë: «Kjo është rruga.» Çfarë kënaqësie do të jetë një ditë të punojmë që nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij, duke ndihmuar për ta transformuar tokën në parajsë! Edhe pse më pëlqen të pikturoj, të vizatoj dhe të bëj punë artizanati, gjej kënaqësi, gjithashtu, në të gjitha fotografitë dhe pikturat nëpër revista.

V. R., Australi

Dëshiroj t’ju lavdëroj për artikujt. Më pëlqyen të gjitha. Jam gati 80 vjeçe dhe akoma më pëlqen të punoj në kopshtin tim. Lulet dhe perimet e mia nuk do të bëjnë garë për të marrë çmimin e parë, por mua më pëlqen të jem jashtë shtëpisë dhe të punoj me to. Që kur lexova artikujt, e kuptoj më mirë përse njerëzve u pëlqen të punojnë në kopshte.

R. R., Shtetet e Bashkuara

Të shpëtohet një martesë? Kur lexova artikullin «A mund të shpëtohet një martesë pas jobesnikërisë?» (prill⁠-⁠qershor 1997) pata përshtypjen se Jehovai po më dërgonte një letër. Ajo shprehte saktësisht atë që kam kaluar unë dhe çfarë kam ndierë. Burri im ishte jobesnik, por ai u pendua sinqerisht. Siç e përmendte artikulli, ndihesha sikur isha në një uragan. Zgjodha që ta falja, por disa herë më vinte turp nga mendimet e mia. Artikulli më ndihmoi që të kuptoja se reagimet e mia ishin plotësisht normale dhe të përligjura. Jehovai i ka bekuar shumë përpjekjet tona dhe martesa jonë është shpëtuar.

L. P., Francë

Megjithëse martesa jonë nuk mundi të shpëtohej, ky artikull ishte një bekim i vërtetë, sepse përshkruante saktësisht si ndihesha. Me të vërtetë mund ta identifikoja situatën time me çdo gjë të përshkruar në artikull. Njoh edhe të tjerë që kanë nxjerrë përfitim në mënyrë të ngjashme prej tij. Shumë e kanë të vështirë të kuptojnë se si ndihet një person, kështu që artikulli do të jetë një ndihmë e madhe, duke u ofruar atyre mendjehollësi.

M. K., Irlandë

Kam qenë e martuar për nëntë vjet me një jobesimtar, i cili ka qenë një bashkëshort jobesnik. Por, kur lexova paragrafët me nëntitull «A është e shpëtueshme martesa?», u ndjeva shumë më mirë. Burri im do të donte ta mbante akoma martesën tonë, por duke vazhduar akoma edhe marrëdhënien tjetër. Kështu, jam e lumtur që i dhashë fund martesës. Tani më duhet të filloj nga e para dhe të jem një nënë e vetme.

M. S. B., Trinidad

Faleminderit për artikullin e bukur dhe me ndjenja. Këshilla ishte e shkëlqyer për t’u përdorur në përcaktimin nëse pajtimi do të jetë i suksesshëm. Kam menduar gjithnjë që, nëse burri do të ishte jobesnik, nuk do të mund ta falja kurrë. Tani e kuptoj se kjo nuk është gjithmonë përgjigjja e drejtë. Është për të ardhur turp që jobesnikëria martesore është qartësisht një problem gjithnjë në rritje, por ju faleminderit për mendjehollësinë nga Shkrimet se si mund ta ndihmojmë veten. Mbështetja në Jehovain më ndihmoi të kaloja depresionin e rëndë dhe më ndihmoi të gjeja forcën për të falur, meqenëse burri im ishte (dhe është akoma) thellësisht i penduar.

S. N., Shtetet e Bashkuara

Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain Ndërsa po lexoja artikullin «Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain» (prill qershor 1997), ndalova për të parë fotografinë e atyre që ishin të pranishëm. Sa forcuese për besimin ishte vetëm të shihje kaq shumë vëllezër e motra që përdornin gjuhën e shenjave për të lavdëruar Jehovain! Nuk i mbajta dot lotët dhe qava disa herë, duke çmuar shumë zellin, vendosmërinë dhe dedikimin e tyre. Faleminderit për artikuj të tillë.

R. H., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo