BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/98 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 9/98 f. 30

Nga lexuesit tanë

Divorci Po ju shkruaj për të shprehur mirënjohjen time të thellë për serinë e artikujve «Kujdestaria e fëmijëve: Cila është pikëpamja e ekuilibruar?» (8 dhjetor 1997, angl.) Pas divorcit tim, pati disa probleme në përcaktimin e kohës që ish-burri im mund të kalonte me vajzën tonë. Burri im i ri mendonte se duhej t’i kufizohej koha sa më shumë që të ishte e mundur. Por, Zgjohuni! e qartësoi këtë çështje, duke vënë në vend të parë mirëqenien e fëmijës e jo ndjenjat e prindërve ose të njerkut.

L. K., Uells

Vajzën time, të vetmen fëmijë që kisha, ma hoqën kur gjykata vendosi se ajo duhej të jetonte me babain e saj. Prandaj artikulli dukej sikur ishte shkruar për mua. Është një bekim të dish se Jehovai po na jep «ushqim në kohën e duhur».—Mateu 24:45.

D. B., Zvicër

Me lot në sy falënderova Jehovain kur pashë kopertinën e Zgjohuni!, pasi kam qenë në një betejë për kujdestarinë e fëmijëve nga dy vjet. Ka qenë një përvojë e rëndë nga ana emocionale. E vlerësoj me të vërtetë mënyrën informuese e të menduar mirë, në të cilën është paraqitur kjo temë.

A. F., Shtetet e Bashkuara

Isha fëmijë kur prindërit e mi u divorcuan. U ndjeva i ndarë mëdysh mes atyre të dyve. Mund ta imagjinoni, pra, se sa shumë i pëlqeva artikujt mbi këtë temë. Jam thellësisht mirënjohës që e keni trajtuar këtë problem nga pikëpamja e fëmijëve.

K. D., Jugosllavi

Parqet Alpine Do të doja t’ju falënderoja shumë për artikullin «Bukuria e Parqeve Kombëtare Alpine». (22 nëntor 1997, angl.) E them hapur, më përpara unë i kaloja pa i lexuar artikujt që flitnin për natyrën. Por pashë fotografitë e mrekullueshme që shoqëronin artikullin dhe vendosa ta lexoja. Kur e mbarova, e kuptova se sa kisha humbur nga leximi i artikujve të tjerë të shumtë interesantë për natyrën.

T. M., Ukrainë

Homoseksualizmi Më bëri përshtypje kur mora Zgjohuni!, 8 dhjetor 1997, anglisht, me artikullin «Pikëpamja e Biblës: Të krishterët duhet t’i urrejnë homoseksualët?» Ishte një trajtim i shkruar shumë mirë dhe i ekuilibruar për këtë temë kaq delikate.

L. U., Shtetet e Bashkuara

Mërzitja I dhashë shefes sime një kopje të artikullit «Jeni të mërzitur me punën tuaj?» (22 dhjetor 1997, angl.) Mëngjesin tjetër në punë, ajo më tha se artikulli ishte i shkëlqyer. Ua kaloi atë disa kolegeve të mia dhe e la një kopje të artikullit në dhomën e ndenjjes. Ishit tamam në kohën e duhur!

V. L., Shtetet e Bashkuara

Faleminderit për informacionin tërheqës. Jam 17 vjeçe dhe punoj në kohë të plotë. Artikulli jepte këshilla të shkëlqyera se si ta bëj më të këndshme punën time. Faleminderit!

E. A., Itali

Ju falënderoj shumë për artikullin. Në këtë moment jam në vitin e dytë të stazhit të punës si nxënëse dhe po kaloja në apati, pasi nuk më pëlqente më puna ime. Artikulli më ndihmoi të gjeja përsëri kënaqësi në punë.

I. F., Gjermani

Rave Jam 19 vjeçe dhe më pëlqen shumë të dëgjoj muzikën tekno. Por u kënaqa shumë me artikullin «Të rinjtë pyesin . . . A janë ravet argëtim i padëmshëm?» (22 dhjetor 1997, angl.) Ky është artikulli i parë që kam lexuar, i cili e shpjegon saktësisht këtë lloj muzike. Ju jam veçanërisht mirënjohëse për pjesën «A janë ravet për ty?». Me anë të pyetjeve dhe të shkrimeve u ndihmova për të arritur në një përfundim të thjeshtë e logjik.

A. P., Slloveni

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo