BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/98 f. 8-9
  • Fuqia e reklamave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fuqia e reklamave
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kultura e konsumatorit
  • Fuqia e tyre mbi ju
  • Endje në një det reklamash
    Zgjohuni!—1998
  • Arti i bindjes
    Zgjohuni!—1998
  • Mediat—A janë të besueshme?
    Zgjohuni!—2013
  • Të nxjerrim dobi nga vlerat që mëson Bibla
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 9/98 f. 8-9

Fuqia e reklamave

SHUMË kohë më parë, një pauzë për reklama televizive do të prezantohej me fjalët: «Dhe tani, disa fjalë nga sponsori ynë.» Sponsorët janë firma që paguajnë me qëllim që produkteve të tyre t’u bëhet reklamë. Ndërkohë që ato «disa fjalë nga sponsori ynë» janë bërë një lumë fjalësh, sponsorët mbështetin ende financiarisht lajmet dhe mjetet argëtuese të medias: televizorin, revistat, gazetat dhe radion. Për pasojë, sponsorët përpiqen të ushtrojnë fuqi mbi atë që shfaqet në media dhe mbi atë që nuk shfaqet.

Le ta ilustrojmë: në vitin 1993 një firmë që fabrikon një makinë luksoze gjermane u shkroi 30 revistave, duke urdhëruar që reklamat, të cilat paraqitnin makinën e tyre duhej të paraqiteshin «vetëm në një atmosferë të përshtatshme botuese». Letra shpjegonte se artikujt e revistave që përmbanin reklamat e tyre nuk duhej të paraqitnin ndonjë material që kritikonte makinën e tyre, produktet gjermane ose vetë Gjermaninë. Sigurisht, nuk është për t’u habitur që kjo firmë, e cila harxhon 15 milionë dollarë me reklamat nëpër revista, të pretendojë «një atmosferë të përshtatshme botuese».

Nuk është as e çuditshme kur revistat që reklamojnë fustane të reja nusesh nuk pranojnë reklama për fustane të përdorura nusesh ose kur gazetat që kanë një listë me agjentët e pronës së patundshme nuk ju thonë se si mund ta blini një shtëpi pa pasur një prej tyre. Në mënyrë të ngjashme, nuk duhet të habitemi kur media që reklamon cigaret ose lotaritë, nuk kritikon pirjen e duhanit ose bixhozin.

Kultura e konsumatorit

Pra, fuqia e reklamave shkon përtej shitjes së të mirave materiale. Ajo nxit një stil jetese konsumatori, një kulturë globale që përqendrohet mbi gjërat materiale.

A ka diçka të gabuar në të? Varet se kë pyetni. Reklamuesit arsyetojnë se njerëzve u pëlqen shumë të blejnë dhe të kenë gjëra, e reklamat u shërbejnë interesave të tyre. Për më tepër, thonë ata, reklamat krijojnë punë, sponsorizojnë sportet dhe artet, ndihmojnë për të siguruar një media informuese, inkurajojnë konkurrencën, përmirësojnë produktet, i mbajnë çmimet të ulëta dhe u lejojnë njerëzve të bëjnë zgjedhje të informuara kur blejnë.

Të tjerë pohojnë se reklamat i bëjnë njerëzit të pangopur e të pakënaqur me atë që kanë, duke ushqyer e duke krijuar dëshira të pafundme. Kërkuesi Alan Djurin shkruan: «Reklamat, ashtu si epoka jonë, janë të paqëndrueshme, hedonike, mbushur me imazhe e ideale dhe të nxitura nga modat. Ato lartësojnë individin, idealizojnë konsumimin si rrugën për një përmbushje personale dhe afirmojnë progresin teknologjik si forcën motivuese të fatit.»

Fuqia e tyre mbi ju

A ndikojnë reklamat televizive te ne për të modeluar se si jemi dhe çfarë duam? Ka mundësi. Sidoqoftë, nëse ky ndikim është i madh ose i vogël, kjo varet nga ndikime të tjera.

Po të jemi të udhëhequr nga parimet dhe vlerat biblike, do ta pranojmë se nuk ka asgjë të gabuar me pasjen e gjërave materiale. Në fund të fundit, Perëndia i bekoi Abrahamin, Jobin, Solomonin dhe të tjerë me pasuri shumë të mëdha.

Nga ana tjetër, po të zbatojmë parimet biblike, do të shmangim moskënaqjen e atyre që duan përmbushje dhe lumturi në kërkimin e pafund të gjërave materiale. Mesazhi i Biblës nuk është «Bli derisa të mos mundesh më». Përkundrazi, ajo na thotë:

Mbështetuni te Perëndia. «Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar.»—1. Timoteut 6:17.

Jini të kënaqur. «Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete. Por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.»—1. Timoteut 6:7, 8.

Jini modestë. «Dëshiroj që gratë të stolisen me veshje të rregulluara mirë, me modesti dhe mendje të shëndoshë, jo me stile gërshetimi të flokëve dhe me flori ose perla apo me rroba shumë të kushtueshme, por siç u ka hije grave që pohojnë se nderojnë Perëndinë, domethënë nëpërmjet veprave të mira.»—1. Timoteut 2:9, 10, BR.

Kuptoni se mençuria hyjnore ka më shumë epërsi se pasuria. «Lum ai njeri që ka gjetur diturinë [mençurinë, BR] dhe njeriu që ka përftuar arsyen. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj. Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.»—Fjalët e urta 3:13-18.

Praktikoni dhënien. «Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh.»—Veprat 20:35.

Dikush mund të argumentojë se kjo seri artikujsh është në vetvete një lloj reklame, një e tillë që «shet» idenë se vlerat frymore nuk duhet të vijnë në radhë të dytë pas vlerave materiale. Pa dyshim, ju do të jeni dakord me këtë përfundim.

[Kutia në faqen 9]

Reklamojnë Mbretërinë e Perëndisë

Cila është një nga mënyrat më të mira për të arritur njerëzit me një mesazh bindës? Libri Reklamat: Parimet dhe praktika thotë: «Në një botë ideale çdo fabrikues do të ishte në gjendje për të folur një për një me çdo konsumator rreth produktit ose shërbimit që ofrohet për shitje.» Të krishterët e vërtetë i kanë dhënë publicitet vullnetarisht në këtë mënyrë Mbretërisë së Perëndisë për afro 2.000 vjet. (Mateu 24:14; Veprat 20:20) Përse më shumë ndërmarrje tregtare nuk përdorin këtë metodë të arritjes së njerëzve? Libri shpjegon: «Është shumë e kushtueshme. Vizitat e bëra nga shitësit ambulantë mund të kushtojnë më shumë se 150 dollarë për një vizitë.» Sigurisht, të krishterët «e reklamojnë» Mbretërinë e Perëndisë në mënyrë vullnetare. Kjo është një pjesë e adhurimit të tyre.

[Figurat në faqen 8]

Mesazhi i Biblës nuk është «Bli derisa të mos mundesh më»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo