BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/98 f. 3
  • Endje në një det reklamash

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Endje në një det reklamash
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Arti i bindjes
    Zgjohuni!—1998
  • Fuqia e reklamave
    Zgjohuni!—1998
  • TV​—«Mësues i fshehtë»
    Zgjohuni!—2006
  • Një shekull që lajmërojmë Mbretërinë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Zgjohuni!—1998
g 9/98 f. 3

Endje në një det reklamash

«BABI, çfarë duhet të reklamojë hëna?» Kjo pyetje e çuditshme, e bërë nga një fëmijë, shfaqej në një poemë të shkruar nga Karl Sandburg, gati 50 vjet më parë. Por në të ardhmen, kjo pyetje mund të mos duket më e çuditshme. Sipas revistës New Scientist, dy administratorë reklamash në Londër po punojnë mbi një plan për të përdorur dritën e pasqyruar të diellit që t’i projektojnë reklamat në sipërfaqen e hënës.

Imagjinoni ta përdorim hënën si një stendë afishimi! Mendoni t’i reklamohet një mesazh tregtar auditorit mbarëbotëror, një mesazh që shikuesit nuk mund ta fikin siç bëjnë me televizorin, ta mbyllin siç bëjnë me telefonin, ta hedhin në plehra ose t’i ulin zërin si me një pult komandimi. Kjo ide mund të mos ju kënaqë, por të tjerëve mund t’i duket një ëndërr që bëhet realitet.

Edhe pse reklamat nuk kanë arritur akoma deri në hënë, ato kanë gllabëruar tokën. Shumica e revistave dhe e gazetave amerikane rezervojnë 60 përqind të faqeve të tyre për njoftimet reklamuese. Edicioni The New York Times i së dielës mund të përmbajë 350 faqe me reklama. Disa stacione radiofonike i kushtojnë 40 minuta në orë reklamave.

Pastaj vjen televizori. Sipas një përllogaritjeje, të rinjtë amerikanë shohin tri orë reklama televizive çdo javë. Deri në kohën e diplomimit të tyre nga shkolla e mesme, ata do t’i jenë ekspozuar 360.000 reklamave televizive. Televizorët reklamojnë nëpër aeroporte, dhoma pritjeje në spitale dhe nëpër shkolla.

Ngjarjet e rëndësishme sportive tani janë ngjarje kryesore reklamimi. Makinat e garave janë stenda afishimi që lëvizin me shpejtësi të madhe. Disa atletë e fitojnë shumicën e parave nga reklamuesit. Një lojtar kryesues basketbolli, fitoi 3,9 milionë dollarë duke luajtur basketboll. Reklamuesit e paguan nëntë herë sa kjo shifër, me qëllim që ai të reklamonte produktet e tyre.

Nuk ka rrugëdalje. Reklamat tregtare shfaqen nëpër mure, autobusë dhe kamionë. Ato stolisin pjesën e brendshme të taksive dhe të metrove, e madje edhe dyert e banjove publike. Mund të dëgjojmë mesazhet me altoparlantë nëpër mapo, dyqane, ashensorë dhe kur jemi duke pritur me receptorin e telefonit hapur. Në disa vende, nëpërmjet postës vjen një sasi kaq e madhe reklamash, saqë shumë marrës të tyre kalojnë drejtpërdrejt nga kutia e postës te koshi më i afërt i plehrave për të hedhur këtë postë reklamuese.

Sipas Insider’s Report, e botuar nga Mekan-Eriksën që është një agjenci globale reklamash, shuma e përllogaritur e parave të harxhuara për reklama në mbarë botën në vitin 1990 ishte 275,5 miliardë dollarë. Që nga ajo kohë, shifrat janë rritur në 411,6 miliardë dollarë për vitin 1997 dhe një shumë prej 434,4 miliardë dollarësh e programuar për vitin 1998. Goxha para!

Efekti i gjithë kësaj? Një analiste u shpreh kështu: «Reklamat janë një nga forcat më të fuqishme sociale në kulturë . . . Reklamat nxitin më tepër për të shitur sesa vetë produktet. Ato shesin imazhe, vlera, synime, koncepte të asaj se kush jemi dhe se kush duhet të jemi . . . Ato modelojnë qëndrimet tona dhe qëndrimet tona modelojnë sjelljen tonë.»

Meqë nuk mund t’u shpëtoni reklamave, përse të mos zbuloni se si bëhen ato dhe si mund të ndikoheni ju prej tyre?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo