BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/98 f. 14-15
  • Ura me emrin Vasko De Gama

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ura me emrin Vasko De Gama
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një fillim festiv
  • Një nevojë në rritje
  • Kalimi i urës
  • Masa sigurimi
  • Sfida ekologjike
  • Ura-Kullë: Portë drejt Londrës
    Zgjohuni!—2006
  • Urat: Si do t’ia bënim pa to?
    Zgjohuni!—1998
  • Ura që vazhdoi të rindërtohej
    Zgjohuni!—2008
  • Kapërcimi i Brezit të Madh të Danimarkës
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 11/98 f. 14-15

Ura me emrin Vasko De Gama

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË PORTUGALI

GAZETAT portugeze ishin mbushur me lajmin se një prej urave më të gjata në Evropë sapo ishte inaguruar me një shfaqje fishekzjarresh. 29 marsi i vitit 1998 shënoi përurimin e urës Vasko de Gama 17,2 kilometërshe. Emërtuar sipas lundruesit portugez, i cili në shekullin e 15-të hapi rrugën detare nga Evropa Perëndimore për në Indi, ura e re hap rrugë të reja për në veriun e industrializuar të vendit dhe plazhet e bardha të jugut në Algarve dhe në Spanjë.

Ura, e pestë më e gjatë në botë, lidh grykajën e lumit Tago, nga kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, në qytetin e Montejos në bregun jugor. Pjesa e saj e varur, e gjatë 826 metra, lejon kalimin e anijeve të mëdha 45 metra nën të.

Një fillim festiv

Në të vërtetë, ceremonia e hapjes filloi si një festë masive një javë para inagurimit zyrtar. Sigurisht, entuziazmi u rrit të dielën, më 22 mars, kur 15.000 njerëz u ftuan për të ngrënë një ushqim tradicional portugez, fazhuadu ose gjellë me fasule të zeza të ziera. Ku do të ushqeheshin kaq shumë njerëz? Natyrisht, në urën e re! Ç’pamje është të shohësh një tavolinë të gjatë rreth 5 km mbi urë! Ushqimi ishte një sukses dhe njerëzit e lavdëruan këtë akt.

Një nevojë në rritje

Pse ishte e nevojshme një urë e tillë? Që nga viti 1966, Lisbona ishte duke përdorur urën e varur 25 prilli, të gjatë 1.013 metra. Mesatarja e trafikut të përditshëm ishte rreth 130.000 automjete. A mund të imagjinoni dyndjen në orët kur ka qarkullim më të dendur dhe në fundjavë? Nuk ishte e pazakontë që banorët e periferisë të harxhonin një ose dy orë për të bërë këtë kalim mes Lisbonës dhe jugut të Portugalisë. Prandaj kishte nevojë për një mundësi tjetër. Gjashtë korsitë e urës së re, të vendosura rreth 13 km më tej rrjedhës së sipërme të lumit, e lehtësuan ca. Ajo është projektuar në një mënyrë të tillë që kur numri i automjeteve arrin 52.000 në ditë, mund të shtohet një tjetër korsi në çdo anë. Besohet që trafiku do të lëvizë me një limit shpejtësie prej 100 km/orë.

Kalimi i urës

Bashkohuni me ne ndërsa futemi në urë nga jugu, në Montijo. Duke lënë pas tokën dhe kënetën, tani jemi në sektorin prej dhjetë kilometrash të lumit Tago. Është baticë dhe ne jemi tërësisht të rrethuar nga uji. Rruga e shtruar antirrëshqitëse, së bashku me 1.500 shtyllat që mbajnë gjatësinë e urës, na jep një ndjenjë sigurie.

Tani arrijmë në sektorin e varur të urës. Kjo hapësirë mbahet nga kabllo tendosëse, që shpërndahen si vela triumfuese nga majat e shtyllëmbajtëseve të larta 150 metërshe. Themelet e këmbëve mbështetëse të urës zhyten në një thellësi prej 50 deri 65 metra. Për më tepër siguri, ura u ndërtua për të përballuar shkulme të erës deri në 220 km/orë dhe lëkundje sizmike katër herë e gjysmë më të mëdha se tërmeti që shkatërroi pjesën më të madhe të Lisbonës, në vitin 1755.

Ndërsa arrijmë fundin e urës Vasko de Gama, ana verilindore e Lisbonës na përshëndet me pemë palme. Tani, nëse duam, mund të vazhdojmë në superautostradën që na çon në veri të vendit. Ura e re bën të mundur që të udhëtosh në një sistem të shkëlqyer autostrade nga Algarve, në jug, drejt provincës së Minhos, në veri, pa u ndeshur me trafikun kaotik të Lisbonës.

Masa sigurimi

Në ndërtimin e kësaj ure, një kujdes i veçantë iu kushtua masave të sigurimit. Vetëm një avari makine e thjeshtë mund të shkaktojë një bllokim serioz të trafikut. Gjithsesi, të gjitha parregullsitë në trafik transmetohen në monitorët e instaluar në rajonin e policisë dhe në qendrën e kontrollit të trafikut nga 87 kamera të vendosura në mënyrë strategjike mbi urën dhe hyrjet e saj. Nëse një automjet ndalon, në dhomën e kontrollit bie alarmi.

Përveç kësaj, në 17 km gjatësi, në çdo 400 m, janë vendosur një sasi prej 36 çifte telefonash SOS. Por si funksionon sistemi i urgjencës? Automjete të veçanta kalojnë rregullisht mbi urë për t’u kujdesur për nevojat që mund të dalin, duke përfshirë shuarjen e zjarreve dhe rimorkimin.

Çfarë mund të themi për ndryshimet e vrullshme të motit? Dy stacione meteorologjike masin shpejtësinë, intesitetin dhe drejtimin e erërave dhe vëzhgojnë kushtet e motit e të rrugës, duke rregulluar limitet e shpejtësisë sipas kushteve atmosferike.

Bukuria e strukturave simetrike intensifikohet nga ndriçimi natën, i cili përbëhet nga 1.200 drita autostrade.

Sfida ekologjike

Nuk ishte një detyrë e lehtë të vendosje pozicionin përfundimtar të urës së re. Çfarë faktorësh ishin përfshirë?

Ekologjikisht vendndodhja paraqiti një sfidë të madhe. Kjo për shkak se ura kalon nëpër një rezervat natyror zogjsh, i vendosur në një prej grykajave më të gjera në Evropën Perëndimore. Duhet të bëheshin studime të gjera për të mbrojtur florën, peshkun, zogjtë, gjetjet arkeologjike, cilësinë e ujit e të ajrit dhe qindra hektarë kripore. Përse grykaja e Tagos tërheq kafshët e egra? Është një nga zonat e lagështa më të rëndësishme të Portugalisë dhe Evropës, duke e bërë atë një vend shumimi ideal për zogjtë shtegtarë të mbrojtur në shkallë ndërkombëtare të tillë, si: kalorësi, vraponjësi gushëbardhë dhe dallëndyshja e detit ballëbardhë. Gjatë periudhave të vjeshtës dhe të dimrit, mijëra zogj e përdorin këtë kënetë kripe si një strehim në kohë batice.

Duhej të konsideroheshin edhe rezervuarët, prej shumë kohësh, të shumimit të peshkut. Kjo nënkuptonte se duhej ushtruar një kujdes i mëtejshëm, në mënyrë që peshqit të shqetësoheshin sa më pak të ishte e mundur. Me qëllim që të vëzhgoheshin rezervuarët, iu vunë etiketa tre mijë peshqve, kryesisht gjuhëza dhe levrek.

Befas, ky habitat natyral i qetë iu afrua qytetit. Në ç’masë do të ndikohej mjedisi natyror? Shpresohet që masat e marra për të ruajtur bregun e çmuar jugor, do të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur burimet natyrore rezervë.

Ura Vasko de Gama është me të vërtetë një arritje e madhe në progresin e inxhinierisë, në bukurinë arkitekturale dhe simetrinë. Portugalia me të drejtë mund të jetë krenare për urën që mban emrin e Vasko de Gamës!

[Hartat dhe figura në faqen 15]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

PORTUGALIA

SPANJA

[Harta]

PORTUGALIA

Lisbona

Montijo

Ura Vasko de Gama

[Burimi]

Me mirësielljen e Lusoponte/Sonomage

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo