Jeni të ftuar në Kongresin Krahinor «Lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë»
KËTË VIT në Shqipëri janë programuar të zhvillohen 3 kongrese krahinore. I pari do të mbahet më 28-30 qershor dhe i fundit më 12-14 korrik. Një nga këto grumbullime treditore—që në përgjithësi fillojnë të premten e përfundojnë të dielën—ka të ngjarë të jetë në ndonjë qytet afër jush.
Në shumicën e vendeve, sesionet do të fillojnë me një program muzikor në 9.30 paradite. Ditën e parë, fjalimi i mirëseardhjes do të pasohet nga një pjesë ku do të intervistohen lajmëtarë të Mbretërisë. Pastaj, pas fjalimeve «Të gjejmë kënaqësi të thellë te Jehovai» dhe «Të tregohemi mirënjohës», sesioni i paradites do të përfundojë me fjalimin kyç, «Lajmëtarë të Mbretërisë të mbushur me zell».
Sesioni i së premtes pasdite do të përfshijë simpoziumin trepjesësh, «Profecia e Mikeas na jep forcë që të ecim në emrin e Jehovait», si edhe fjalimet «Të mbajmë dëlirësinë morale duke ruajtur zemrën» e «Ruhuni nga mashtrimi». Së fundi, do të sigurohet një ndihmë e shkëlqyer për shërbimin e krishterë nëpërmjet fjalimit përmbyllës të ditës, «Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë».
Sesioni i së shtunës paradite do të përfshijë simpoziumin trepjesësh «Lajmëtarë të Mbretërisë që i japin lavdi shërbimit të tyre». Ai do të pasohet nga fjalimet inkurajuese «Përse ‘të lutemi pa pushim’? » dhe «Bisedat frymore ndërtojnë». Programi i paradites do të përfundojë me fjalimin e kushtimit dhe të pagëzimit, pas të cilit do t’u jepet mundësia individëve të kualifikuar që të pagëzohen.
Programi i së shtunës pasdite do të përmbajë simpoziumin e fundit trepjesësh të kongresit, «Cilësia e besimit tonë sprovohet nga prova të ndryshme». Pjesët do t’i ndihmojnë të krishterët që të përballojnë sfidën e mbajtjes së asnjanësisë. Programi i së shtunës përfundon me një fjalim kryesor që të ngroh zemrën me temë: «Le t’i afrohemi Jehovait!»
Programi i së dielës paradite do ta drejtojë vëmendjen veçanërisht te të rinjtë, duke filluar me fjalimet «A keni besim te Jehovai?» dhe «Të rinj: Ndërtojeni të ardhmen me organizatën e Jehovait». Pjesa pasuese do të përfshijë 20 minuta intervista. Ajo do të ndiqet nga një dramë me kostume që flet për Jereminë, i cili kur u caktua si profet kundërshtoi: «S’jam veçse një djalosh.» (Jeremia 1:6, BR) Pas saj, një fjalim do të theksojë mesazhin që përçoi drama. Programi i pasdites do të ketë fjalimin publik, «‘Skena e kësaj bote po ndryshon’».
Sigurisht, jeta juaj do të pasurohet frymësisht duke qenë të pranishëm të tria ditët. Për të ditur vendin më afër shtëpisë suaj ku do të mbahet kongresi, pyet në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait që është në zonën tënde ose shkruaji botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 15 shkurtit 2002, shoqëruesja e saj revista Kulla e Rojës, tregon vendet ku do të mbahet kongresi në Shqipëri.