Eja në Kongresin Krahinor «Besim në Fjalën e Perëndisë»!
MILIONA njerëz do të jenë të pranishëm në qindra vende anembanë botës. Në Shqipëri janë programuar 2 kongrese. I pari do të mbahet më 11-13 korrik dhe i dyti më 25-27 korrik. Ka të ngjarë që një prej këtyre grumbullimeve triditore nga e premtja deri të dielën, të jetë në një qytet jo shumë larg nga shtëpia jote.
Do të nxjerrësh dobi nga udhëzime biblike praktike e të bollshme. Në shumicën e vendeve programi do të fillojë me muzikë çdo mëngjes në orën 930. Paraditja e së premtes përmban 25 minuta me intervista të personave, jeta e të cilëve është ndikuar thellësisht nga besimi i tyre në Fjalën e Perëndisë. Ky sesion i parë do të përfundojë me fjalimin kyç «Të ecim me anë të besimit, jo me anë të shikimit».
Fjalimi i parë i pasdites së të premtes do të trajtojë pjesën jetësore që kanë të rinjtë në kongregacionin e krishterë. Simpoziumi me tri pjesë që vjen më pas trajton normat biblike, që kanë të bëjnë me sjelljen e krishterë në të folur, në normat e mirësjelljes dhe në pamjen e jashtme. Më pas, fjalimet «Ruhuni nga mungesa e besimit» dhe «Fjala e Perëndisë është e gjallë», përqendrohen në paralajmërimin e shkëlqyer që gjejmë në kreun 3 dhe 4 të Hebrenjve. Programi i së premtes do të përfundojë me fjalimin «Një libër për të gjithë njerëzit».
Fjalimi i parë për paraditen e së shtunës është «Besimi pa vepra është i vdekur». Një tjetër fjalim i rëndësishëm atë mëngjes, «Rrënjosuni dhe bëhuni të qëndrueshëm në të vërtetën», përshkruan se si mund të kryhet rritja frymore. Sesioni do të mbyllet me një karakteristikë të rregullt të kongresit, «Besimi në Fjalën e Perëndisë të çon drejt pagëzimit», pas të cilit do të merren masat për pagëzimin e dishepujve të rinj.
Fjalimi i hapjes të shtunën pasdite «Zhvilloni një luftë të fortë për besimin», trajton paralajmërimin e librit biblik të Judës. Simpoziumi njëorësh me titull «Le të shkojmë në shtëpinë e Jehovait», do të trajtojë dobitë e mbledhjeve të krishtere. Programi i asaj dite do të përfundojë me fjalimin «Cilësia e besimit tuaj: Sprovohet tani».
Programi i paradites së të dielës përfshin një simpozium me tri pjesë, që do të trajtojë librin biblik të Joelit, duke përfshirë edhe zbatimin e tij në ditët tona. Më pas, vjen drama biblike me titull «Mbajeni syrin të thjeshtë». Një pikë kulminante e kongresit është fjalimi publik i pasdites, me titull «Besimi dhe e ardhmja juaj».
Sigurisht që do të pasurohesh frymësisht, duke qenë i pranishëm. Do të jesh përzemërsisht i mirëpritur në çdo sesion. Planifiko tani për të marrë pjesë. Për vendin që është më afër shtëpisë sate, lidhu me Sallën lokale të Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait ose shkruaju botuesve të kësaj reviste. Veç kësaj, mund të gjesh adresat e vendeve ku do të mbahen kongrese në Greqi, Gjermani, Itali dhe Zvicër, në numrin 15 shkurt 1997 të Kullës së Rojës.